LAJMI I FUNDIT:

Diaspora: Rezoluta për diasporën na ka krijuar lehtësira në kufi (Video)

Diaspora: Rezoluta për diasporën na ka krijuar lehtësira në kufi (Video)

Kuvendi i Kosovës në fillim të muajit korrik ka miratuar Rezolutën për heqjen e kontrolleve kufitare për bashkatdhetarët, ku me anë të kësaj ka paraparë heqjen e procedurave të rregullta për periudhën 15 korrik deri në shtator 2018.

Përfaqësues të diasporës thanë se janë duke u vërejtur efektet e para të kësaj Rezolute.


Mentor Mushkolaj, përfaqësues i diasporës nga Zvicra, tha se aktualisht janë duke u vërejtur efektet e para të Rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Tash po vërehen mjaftë lehtësira gjatë hyrjes në Kosovë. Është bërë e mundur që të paguhet online pagesat [e ndryshme] e të mos pritet në kufi”, tha Mushkolaj.

Ai tha se për diasporën duhet të behet më shumë.

“Deri tash janë bërë mjaftë punë për diasporën, por ende duhet punuar, pasi që dihet diaspora është një ekonomi e madhe për vendin”, tha Mushkolaj.

Deputetët diskutojnë për Kartonin e Gjelbër
Lexo po ashtu Deputetët diskutojnë për Kartonin e Gjelbër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kontributi i diasporës në shtet ndërtimin e Kosovës është i pakrahasueshëm.

Ai gjatë një takimi me mërgimtarët tha se remitencat e dërguara në vend janë të çmuara duke nxitur zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Remitencat që vijnë nga ana e juaj janë shumë të çmuara për Kosovën dhe për atdheun tonë, pra është një nxitje e jashtëzakonshme ekonomike nga ju”, tha Haradinaj.

Është mirë sipas kryeministrit, që bashkatdhetarët të dërgojnë porosi te vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ndërsa ka këshilluar ata që të jenë të sjellshëm dhe t’i respektojnë shtetet ku jetojnë.

Kurse, ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, tha se pikat kyçe të Rezolutës janë duke u zbatuar.

“Pikat kyçe që janë përmendur në Rezolutë, tashmë janë duke u zbatuar. Ekzistojnë disa procedura që Qeveria nuk mundet vet t’i zgjidh, siç është rasti i Kartonit të Gjelbër, që është një problematik sikurse anëtarësimi i Kosovës në organizma ndërkombëtar, si Interpol apo UNESCO që ne në aspekt të diplomacisë nuk po mundemi t’i arrijmë të anëtarësohemi në organizatën e Kartonit të Gjelbër”, tha ministri Gashi.

10 vendet me dërgesat më të mëdha të remitencave në Kosovë
Lexo po ashtu 10 vendet me dërgesat më të mëdha të remitencave në Kosovë

Gjermania është shteti nga ku kosovarët dërgojnë rreth 40 për qind të remitencave, pastaj renditet Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dërgesa të diasporës.

Për katër muaj rreth 235 milionë euro nga diaspora
Lexo po ashtu Për katër muaj rreth 235 milionë euro nga diaspora

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në katër muajt e parë të vitit 2018, remitencat e pranuara në Kosovë ishin 235 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori