LAJMI I FUNDIT:

Diaspora maqedonase: Diaspora është e gatshme të dalë në zgjedhje dhe t’i mbrojë interesat shtetërore

Diaspora maqedonase: Diaspora është e gatshme të dalë në zgjedhje dhe t’i mbrojë interesat shtetërore

Diaspora maqedonase nga Zvicra, përmes programit intervistues të “Zëri i popullit me Sllobodan Tomiq”, janë përgjigjur për hapat e Zoran Zaevit, sa i përket dygjuhësisë dhe federalizimit, duke thënë se ata janë kundër ndryshimeve të kushtetutës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne, maqedonasit nga Zvicra, Franca, Italia, Gjermania dhe vendet skandinave, nuk pajtohemi me deklaratat e Zaevit, për ndryshime të kushtetutës, zbatim të gjuhësisë në gjithë territorin e Maqedonisë dhe kantonizimit të shtetit”, u shprehën disa nga të maqedonasit e shpërngulur.


Ata gjithashtu bënë apel tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë që të marrin pjesë sa më shumë në zgjedhje./Telegrafi/