LAJMI I FUNDIT:

“Diaspora – Investimet dhe Punësimi” bën bashkë mbi 200 investitorë

“Diaspora – Investimet dhe Punësimi” bën bashkë mbi 200 investitorë

Konferenca “Diaspora – Investimet dhe Punësimi”, që do të mbahet sot, do të mbledhë për herë të parë në Kosovë një numër rekord të investitorëve ndërkombëtar e vendor.

Janë mbi 100 investitor nga shtetet gjermanofolëse (Gjermani, Zvicër e Austri), dhe mbi 100 biznese vendore, para të cilëve, institucionet qendrore e lokale të Kosovës, do të prezantojnë projekte konkrete të investimeve. Ndërsa nesër në kuadër të këtij organizimi, kompani nga vendi dhe tre shtetet gjermanofolëse, do të mbajnë edhe Panairin e Punës, për të cilin tashmë janë paralajmëruar se do të ketë mbi 900 vende të lira.


Ky organizim, i pari i përmasave të tilla në vendin tonë, bëhet nga Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, i mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar Gjermane (GIZ ), Qendrën Informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë (DIMAK), dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Diasporës, Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Pro gramin Global për Migrim dhe Zhvillim (PME), Qendrën për Migrim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (CIM) dhe për herë të parë në Kosovë me konkurse të hapura do të marrë pjesë edhe Agjencioni Federal për Punë (ZAV).

Pos prezantimit të projekteve për investime, në konferencë do të debatohet edhe për mundësitë që ofron legjislatura e re në Gjermani, si shans real i punësimit të qytetarëve të Kosovës në këtë shtet, por edhe specifika të veçanta për çështje që ndërlidhen direkt me avancimin dhe përgatitjen profesionale të të rinjve të vendit tonë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori