Mungesa e transparencës ka krijuar një paqartësi tek qytetarët si shqiptarë, ashtu edhe serb, në procesin e dialogut, rreth marrëveshjeve të arritura dhe përmbajtjes së tyre si dhe rreth efekteve që do të sjellin në jetën e tyre.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot tryezën e diskutimit “Dialogu në udhëkryq: çka pas murit?”, që kishte për qëllim të adresonte të vërtetat mbi murin në Veri, pasojat që sjell në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe format se si mund të zgjidhet kjo situatë.
Pjesë e këtij debati ishte Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, deputetë të Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra dhe Sadri Ferati si dhe diplomatë e përfaqësues të shoqërisë civile.
Në hapje të kësaj tryeze, drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, theksoi faktin se mungesa e transparencës ka krijuar një paqartësi tek qytetarët si shqiptarë ashtu edhe serb në procesin e dialogut, rreth marrëveshjeve të arritura dhe përmbajtjes së tyre si dhe rreth efekteve që do të sjellin në jetën e tyre.
Kryeziu shtoi ndër të tjera se KDI-ja ka marrë iniciativën për të fuqizuar rolin e Kuvendit në mbikëqyrjen e Qeverisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ndërsa, ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, ndau me të pranishmit impaktin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi në shpërbërjen e strukturave paralele ilegale serbe, në shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në të gjithë territorin e vendit si dhe në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Ajo theksoi se muri do të hiqet dhe se nuk ka qenë pjesë e marrëveshjeve e as e bisedimeve në Bruksel, duke e cilësuar atë si provokim i radhës nga ana e Serbisë.
Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, theksoi se ndërtimi i murit ka qenë shqetësim i të gjithë spektrit politik në Kosovë si dhe ka rënduar klimën politike në vend.
Ajo shtoi se dialogu ka prodhuar edhe efekte pozitive dhe se rruga jonë e vetme si shtet është dialogimi.
Ndërsa, deputeti nga radhët e LDK-së, Sadri Ferati, ka thënë se nuk e dinë nëse muri ka qenë pjesë e diskutimeve në Brukseln por ka thënë se çështjes së ndërtimit të murit në Veri të Mitrovicës duhet t’i qasen si institucione.
Ai theksoi se nuk duhet të lejojnë që një mur t’i zhvendos nga agjendat e rregullta. Ferati shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si qytetarët shqiptarë jetojnë në Veri dhe ka theksuar nevojën për mbështetjen institucionale për përmirësimin e jetës së tyre, duke lënë anash retorikën politike.
Gjithashtu, Ferati u bëri thirrje përfaqësuesve serbë që të jenë më aktiv dhe të dëshmojnë që e dëshirojnë paqen dhe bashkëjetesën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dashtevski: Nuk do përsëritet votimi në vendvotimet ku kishte ndërprerje në Kumanovë
Arrestohet një person, më 17 shkurt kishte vendosur eksploziv tek një veturë në rrugën B
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën