LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë-Serbi, Varhleyi: Palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet për të cilat janë dakorduar

Dialogu Kosovë-Serbi, Varhleyi: Palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet për të cilat janë dakorduar

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi deklaroi sot në Prishtinë se marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohet.

Varhleyi pas takimit me presidenten Vjosa Osmani foli edhe për dialogun, gjersa theksoi se palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet për të cilat janë marr vesh.


“Mendojmë që është bërë një progres… është esenciale që të dyja palët t’i zbatojnë obligimet pa vonesë sepse duhet të shfrytëzohet momentumi dhe të ecim para me zbatimin e marrëveshjes… përfshirë edhe atë të 2015”, tha komisioneri për Zgjerim, duke nënkuptuar marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

6.5 milionë euro mbështetje nga BE, presidentja: Sundimi i ligjit nuk është prioritet vetëm të letër
Lexo po ashtu 6.5 milionë euro mbështetje nga BE, presidentja: Sundimi i ligjit nuk është prioritet vetëm të letër

Ai foli më tej edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, ndërsa tha se Kosova është e përkushtuar sa i përket përafrimit me BE-në.

“…një mesazh i qartë që vjen gjithmonë nga Prishtina është përkushtimi sa i përket përafrimit me BE-në. Keni treguar zotimin tuaj jo vetëm me fjalë, por edhe me qëndrimin sa i përket agresionit rus në Ukrainë”, tha ndër të tjera komisioneri Varhleyi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori