LAJMI I FUNDIT:

Dialogu me Bullgarinë do të pushojë për një kohë, thotë Dimitrov

Dialogu me Bullgarinë do të pushojë për një kohë, thotë Dimitrov

“Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është shumë e vështirë, e ngushtë dhe me pjerrësi. Procesi është në krizë, zgjerimi është në krizë dhe mendoj se mossuksesi I Bashkimit Evropian për ta zbatuar vendimin e vet dërgoi sinjale negative për një rajon I cili gjeografikisht është i rrethuar me vende-anëtare të Bashkimit Evropian”. Kështu tha në një intervistë për agjencinë MIA zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov. Ai paralajmëron “pushim”, deri sa të mbarojnë zgjedhjet në Bullgari të caktuara për më 28 mars. “Tani është koha të fokusohemi në reformat e brendshme”, tha ai.

“Një pjesë e forcave politike bullgare dëshirojnë që këtë çështje ta shfrytëzojnë në fushatë. Nuk mendoj se do të ndihmojmë nëse përfshihemi në këtë histori. Mendoj se është koha që të pushojmë pak nga ky problem dhe praktikisht nga Bullgaria. Është koha që ta investojmë energjinë dhe kohën e limituar që kemi, në rregullimin e oborrit tonë” thotë Dimitrov.


Ndërkaq, kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për netpress ritheksoi nevojën për një marrëveshje të re me Sofjen.

“Përderisa politikanët në fqinjin tonë lindor vazhdojnë me mohimin e mëvetësisë maqedonase, gjuhës, traditës, zakoneve, historisë, kulturës, atëherë vërtetë nuk e shohim cila është vlera e kësaj marrëveshjeje. Ajo marrëveshje, praktikisht, nuk ka vlerë dhe mendoj se duhet të ulemi e të bisedojmë për marrëveshje të re, në të cilën prioritet do të jenë çështjet që na bashkojnë e jo ato që na ndajnë” tha Mickoski.

Zgjerimi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk është në mesin e prioriteteve të Portugalisë, e cila kryeson me Bashkimin Evropian gjatë gjashtë muajve të parë të vitit. /Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori