LAJMI I FUNDIT:

Diabeti e rritë rrezikun e kancerit në pankreas

Diabeti e rritë rrezikun e kancerit në pankreas

Kanceri i pankreasit shkaktohet nga rritja anormale dhe e pakontrolluar e qelizave në pankreas.

Rreth gjysma e rasteve të reja që diagnostikohen me kancer në pankreas janë të moshës mbi 75 vjet, dhe sëmundja është e pazakonshme te personat nën 40 vjet, transmeton Telegrafi.


Sipas ekspertëve shëndetësorë, ende nuk dihet mirë shkaktari kryesor i kancerit në pankreas, por ekziston një numër i faktorëve të rrezikut për zhvillimin e kësaj sëmundje.

P.sh. personat që vuajnë nga diabeti kanë rrezik më të shtuar të diabetit.

Diabeti është një sëmundje e përjetshme që i shkakton nivelet e sheqerit në gjak të rriten shumë.

Ka dy lloje të diabetit: tipi 1 dhe tipi 2.

Tipi 1 i diabetit është ku sistemin i imunitetit të trupit i sulmon dhe shkatërron qelizat që e prodhojnë insulinën.

Kush pi pak ujë, rrezikohet nga diabeti!
Lexo po ashtu Kush pi pak ujë, rrezikohet nga diabeti!

Tipi 2 i diabetit është kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose kur qelizat trupore nuk i reagojnë insulinës.

Insulina e kontrollon sasinë e sheqerit në gjak.

Lidhja mes diabetit dhe kancerit në pankreas është për faktin se insulina është hormon që prodhohet nga pankreasi.

E njëjta gjë vlen edhe anasjelltas – p.sh., personat me kancer në pankreas dhe që s’vuajnë nga diabeti, mund ta zhvillojnë sëmundjen e dytë.

Kjo për shkak se tumori mund ta ndal pankreasin të prodhojë insulinë, siç prodhon normalisht.

Problemet tjera që e rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit në pankreas janë pankreatiti kronik dhe ulcerat në stomak. /Telegrafi/