LAJMI I FUNDIT:

Diabeti dhe problemet me veshkat shpesh shkojnë bashkë me njëri-tjetrin

Diabeti dhe problemet me veshkat shpesh shkojnë bashkë me njëri-tjetrin

Të sëmurët me diabet shpesh kanë probleme me veshkat, ndërkaq personat me veshka të sëmura jo rrallë kanë diabet të pazbuluar

Ekspertët nga Lidhja gjermane e Diabetit na rikujtojnë që çdokush qoftë me ndonjë problem me veshkat do të duhej rregullisht të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak.

E ashtuquajtura nefropatia diabetike është sëmundje e veshkave të personave të sëmurë nga diabeti.

Diabeti shfaqet sepse janë të dëmtuara kapilaret në glomerulët e veshkave, transmeton Telegrafi.

Veshkat janë të ndërtuara nga miliona glomerulë, një tufë kapilarësh të cilët bëjnë filtrimin e gjakut, ndërkaq urina e krijuar vjen nëpërmjet ureterëve të fshikëzës dhe nga ajo eliminohet me uretër.

Nefropatia është komplikim kronik mikrovaskular dhe nëse ndodh ajo, nuk ka kthim prapa. Deri te shkatërrimi i veshkave vjen për shkak të nivelit të lartë shumëvjeçar të sheqerit.

Zbulimi i hershëm i diabetit dhe sëmundjeve të veshkave pacientëve u ndihmon në shmangien e dëmtimeve të organeve vitale, përkatësisht transplantimit të veshkave apo dializës deri në fund të jetës.

Personat me diabet një herë në vit do të duhej të kontrollonin nivelin e albuminave, proteinave të cilat i prodhon mëlçia.

Nëse veshkat nuk punojnë mirë, ajo proteinë tajitet nëpër urinë gjë që zbulohet me kontrollimin e nivelit të albuminave.

Niveli i ngritur i sheqerit në gjak dhe tensioni i lartë i gjakut janë faktorë rreziku për dëmtim të veshkave.

Personat me diabet veshkave të tyre mund t’u ndihmojnë duke zvogëluar peshën e trupit, duke mos pirë duhan, duke ngrënë ushqim të shëndetshëm dhe duke ushtruar rregullisht. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori