Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës ka folur edhe për procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, duke theksuar se Kosova nuk ka pse të ketë frikë nga ky dialog, sepse Pavarësia e Kosovës, integriteti dhe sovraniteti i saj nuk janë në diskutim.
Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Di Maio tha se “Është thelbësore të shikohet rruga e pajtimit me lehtësi dhe frymë të hapur”.
“Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë është një mundësi me rëndësi historike që të dy palët ta shfrytëzojnë atë dhe shpresoj se do ta shfrytëzojnë. I kuptoj mirë ndjeshmëritë e forta mbi temat e trajtuara në negociata. Por jam plotësisht i bindur se Kosova nuk ka asgjë për tu frikësuar nga ky dialog”, u shpreh ai.
Tutje ai shtoi se “Pavarësia e Kosovës, nuk është në diskutim dhe as integriteti i saj territorial dhe as sovraniteti i saj. Italia inkurajon të dy palët që të qojnë përpara negociatat në mënyrë konstruktive dhe me frymë të hapur në mënyrë që të shkruhet një faqe e re e historisë që bazohet në respket të ndërsjellë”, tha Di Maio.
Ai ka thënë se nuk e mbështesin aspak idenë e ridizajnimit të kufijve në Ballkan duke thënë se e kanë parë me shqetësimin ringjalljen e presioneve nacionaliste.
Di Maio, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të tij, ka deklaruar se vetëm perspektiva konkrete evropiane ndal ridizajnimin e mundshëm të kufijve në Ballkan ide të cilën e ka cilësuar “avanturizëm politik”.
“Kemi parë me shqetësim ringjalljen e presioneve nacionaliste dhe thirrjeve okulte që synojnë ridizajnimin e kufijve në rajon dhe vënien në dyshim të integritetit territorial të disa vendeve. Ne hedhim poshtë këto provokime me vendosmëri absolute, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të vetëdijshëm se vetëm një perspektivë konkrete evropiane është në gjendje të shfuqizojë rifillimin e nacionalizmit ashtu edhe një avanturizëm të caktuar politik që do të donte të kthente Ballkanin 30 vjet pas. Sfida ndaj të cilës është e thirrur të përgjigjet BE-ja është rikthimi i besueshmërisë”, tha ai.
Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Evropa nuk mund të thotë se është bashkuar, derisa nuk janë pjesë e saj të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Di Maio, pas takimeve që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe disa nga ministrat e Qeverisë, iu drejtua deputetëve të Kosovës.
Ai ka bërë të qartë gjatë fjalimit të tij se Kosova mund të mbështetet në shtetin e Italisë dhe siç theksoi ai kjo është dëshmuar në qershor të vitit 1999.
“Ju e dini mirë se mund të mbështeteni të Italia. Italia ka dëshmuar që me 12 qershor 1999 kur ushtarët tanë hynë në Kosovë nën flamurin e NATO-s me mision. Që atëherë vazhdon ë të garantojnë siguri”, tha ai.
“Evropa nuk do të jetë në gjendje të thotë se është e bashkuar përfundimisht në një çati për aq kohë sa Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e BE-së. Në situatën aktuale është thelbësore të theksohet që qëllimi është anëtarësimi i të gjitha vendeve të kësaj zonë në BE dhe kjo është e rëndësishme edhe për vet BE-në”, theksoi ai.
Di Maio tha se, “Investimi i bërë nga Italia në Ballkanin Perëndimor është i pakrahasueshëm”, u shpreh ai.
Sipas tij qëllimi i tyre është stabilizimi përfundimtar.
Ai po ashtu u shpreh se “Pavarësia e Kosovës është një element thelbësor i lirisë e demokracisë në rajon”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë