LAJMI I FUNDIT:

Di Maio gjatë takimit me Kurtin: Italia do ta mbështesë Kosovën pa rezervë në rrugën e integrimit evropian

Di Maio gjatë takimit me Kurtin: Italia do ta mbështesë Kosovën pa rezervë në rrugën e integrimit evropian

Italia do ta mbështesë Kosovën pa rezervë në rrugën e integrimit evropian, sundimin e ligjit, shtetndërtimin demokratik dhe rrugën e integrimit evropian, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio në takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Di Maio për vizitën dhe për përkrahjen që Italia i ka dhënë Kosovës që nga paslufta. Ai u shpreh mirënjohës për ndihmën me vaksina kundër COVID-19 në kuadër të programit COVAX dhe i kërkoi që Italia ta përfshijë Kosovën në listën e vendeve të sigurta për udhëtim.


Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, pas takimit të mbajtur në godinën qeveritare ku ishin të pranishëm edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëherësh zëvendëskryeminstre, Donika Gërvalla, ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Kurti foli për programin qeveritar, reformat e nisura në drejtësi, procesin e vettingut dhe luftën kundër krimit e korrupsionit.

Ai tha se dy shtetet duhet të intensifikojnë bashkëpunimin bilateral në shumë fusha.

Duke pasur parasysh pozitën e përshtatshme gjeografike të Kosovës, Kurti ftoi kompanitë italiane që të zgjerojnë investimet nga Shqipëria në Kosovë.

Ministri i jashtëm italian Di Maio e uroi Kurtin për rezultatin e lartë zgjedhor që, siç tha ai, tregon për një qeveri të fortë dhe stabile që mund të realizojë ndryshimin.

Ai tha se reformat që ka nisur Kosova, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në takim u diskutua edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe procesin e ri të dialogut që, sipas bashkëbiseduesve, duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori