‘Besa për Kosovën’ dhuron 200 pako me ushqime për familjet në nevojë në Vushtrri

Janë 200 pako me ushqime dhe produkte bazë të higjienës i janë dorëzuar sot Komunës së Vushtrrisë, e të cilat do të shpërndahen tek familjet në nevojë në këtë komunë.
Këto pako janë dhuruar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare nga Bavaria “Fondacioni Besa”, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, organizata Germin, në kuadër të fushatës “Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19”.
Të gjitha produktet e këtyre pakove janë produkte vendore, në mënyrë që të ndihmohen edhe prodhuesit vendor edhe familjet në nevojë.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se këto pako janë shumë të nevojshme për familjet në nevojë në këtë kohë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.
Ai tha se e veçanta e këtyre pakove është se të gjitha janë produkte vendore, që sipas tij në këtë mënyrë përveç familjeve në nevojë po ndihmohen edhe prodhues it vendor.
Tahiri u shpreh se diaspora si gjithmonë edhe këto kohë po i del në ndihmë atdheut, për çka ai ka falënderuar mërgatën në emër të të gjithë vushtrriasve.
Kreu i Vushtrrisë deklaroi se ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të blejë pataten nga fermerët e vendas, derisa potencoi se mbështet nismën e Klubit të Prodhuesve që të bëhet ndryshimi i ligjit të prokurimit, në mënyrë që t’i jepet përparësi prodhimeve vendore.
“Unë do t’i bashkohem thirrjes së Klubit të Prodhuesve vendor që ligji i prokurimit i Republikës së Kosovës të ndryshohet në atë mënyrë që edhe në emër të mbrojtjes së ambientit do të mundësojë më tepër qasje dhe do t’i jep përparësi prodhuesve vendor brenda Kosovës për çdo produkt që blihet përmes ligjit të prokurimit publik në Kosovë. Sidomos tek çështja e patates, unë kam bërë kërkesë tek Qeveria që të blejë pataten që aktualisht është në stok tek fermerët e Vushtrrisë të jetë në rezervën shtetërore dhe pastaj të distribuohet tek komunat në mënyrë që ajo të shpërndahet tek rastet sociale. Kjo do të kishte efekt shumë të madh edhe tek bujku sepse do të kishte me çka ta mbjell prapë tokën e vet dhe do të kishim prapë prodhime të patates në vjeshtë”, tha ai.
Tahiri bëri të ditur se të gjitha ndihmat do të dërgohen me listë në shtëpi nga vullnetarët, ku pastaj ajo listë do të dërgohet tek donatorët me qëllim që gjithçka të jetë transparente.
Kurse, drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha tha se qeveria duhet të blejë pataten për rezerva shtetërore nga fermerët e Vushtrrisë, në mënyrë që të stimulohet ekonomia vendore.
“Me këtë fushatë ne edhe i mbrojmë vendet e punës, sepse janë produkte vetëm të Kosovës, si dhe po iu ndihmojmë familjeve në nevojë…Është shumë më rëndësi që ligji i prokurimit publik të ndërrohet, sepse Qeveria është shpenzuesi më i madh në ekonomi në qoftë se mjetet e shpenzuara përdoren për blerjen e produkteve vendore atëherë siç tha edhe kryetari efekti do të jetë shumë më i madh. E kemi rastin e patates që është në Vushtrri, duhet Qeveria të blejë rezerva të stimulojë ekonominë dhe vetëm në këtë formë ne do ta tejkalojmë këtë krizë që po përballemi sot”, tha ai.
Për të gjitha pakot që janë dhuruar sot në Vushtrri, Panxha tha se do të dokumentohet çdo cent se ku është shpenzuar, në mënyrë që donatorët të dinë se ku kanë shkuar paratë e tyre.
Ndihma me pako ushqimore do të jetë e vazhdueshme për të gjitha komunat e Kosovës. Kështu deklaroi drejtoresha e organizatës Germin, Sihana Bejtullahu.
“Kjo fushatë është e vazhdueshme, sot jemi në Komunën e Vushtrrisë, po ne do të vazhdojmë edhe në komunat tjera duke marrë parasysh që nevoja është shumë e madhe dhe ne nuk e dimë se sa do të zgjasë”, tha ajo.
“Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19”, është fushatë humanitare për mbledhjen e fondeve kryesisht nga diaspora, për të ndihmuar familjet të cilat janë në kushte të vështira ekonomike gjatë pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, dhe njëkohësisht për të mbështetur prodhuesit vendorë, duke qenë se produktet e këtyre pakove janë 100 për qind “Made in Kosova”. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Përforcimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë–SHBA, takohen Prattipati – Rafuna

Oda Ekonomike e Kosovës në vizitë te Avedo Kosovo – Takim me Arianit Dragushën dhe Pranvera Ejupi-Hajzeraj për krijimin e bashkëpunimit

Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Vushtrri

Neptun po hap pikën më të madhe dhe më moderne në Kosovë – së shpejti në Central Park

Hap një kapitull të ri në karrierën tënde!

E ardhmja është duke ndodhur tani: Zbuloni kompleksin e ri të “Holiday In 2” që po ndërtohet në Shëngjin

Hapet barnatorja e parë e Ozone Pharmacy, synohet krijimi i rrjetit në tërë vendin

Lisandri Dragoj emërohet drejtor i përgjithshëm i Wolt për Shqipëri dhe Kosovë

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë