Dhurata Ahmetaj rikthehet me një pozë provokuese në Instagram, rrëmben vëmendjen me linjat atraktive

Këngëtarja shqiptare Dhurata Ahmetaj, ndonëse ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte të reja, vazhdon të jetë mjaft e ndjekur nga publiku vetëm përmes rrjet5eve sociale.
Shpesh, ajo preferon të ndajë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë provokuese.
Një të tillë, Ahmetaj e ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse nga Zvicra.
Ajo ka pozuar e shtrirë në shtrat me bikini në pjesën e sipërme, duke vënë kështu në pah linjat e theksuara trupore.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj.
Përndryshe, kënga e fundit që fansat e saj kanë dëgjuar nga ajo mbetet "Qa don ti", e publikuar në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/





























































