LAJMI I FUNDIT:

Dhunoi adoleshentin në Tiranë se theu orarin e ndalim-qarkullimit, pezullohet polici

Dhunoi adoleshentin në Tiranë se theu orarin e ndalim-qarkullimit, pezullohet polici

Një efektiv policie që u filmua teksa dhunonte një adoleshent pasditen e djeshme në Tiranë është pezulluar.

Policia e shtetit, përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, “i cili ka kryer shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë G.N, pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2”.


Dhunimi i 15-vjeçarit nga policia, reagon Meta
Lexo po ashtu Dhunimi i 15-vjeçarit nga policia, reagon Meta

“Drejtoria e Standardeve Profesionale do të grumbullojë dhe analizoje të gjitha provat dhe në fund te hetimit do jepet masa sipas shkallës së shkeljes”, bën me dije policia.

Ndërkohë, sipas policisë, janë ndëshkuar me masë administrative sipas Aktit Normativ, 2 të rinjtë që u konstatuan se kishin thyer orarin e ndalim-qarkullimit dhe kishin dale për shëtitje me biçiklete, në shkelje të masave për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale ku shihet se si disa efektivë policie kanë shtrirë në tokë dhe godasin një të mitur, ngjalli reagim të madh publik. UNICEF e cilësoi të papranueshme dhunën ndaj të miturit dhe kërkoi nisjen e hetimit për këtë rast.