LAJMI I FUNDIT:

Dhunohet një femër në Prizren

Dhunohet një femër në Prizren
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte dhunuar seksualisht një femër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00, në Prizren.


Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/