LAJMI I FUNDIT:

Dhunimi i 11 vjeçares në Prishtinë, reagon KMDLNj

Dhunimi i 11 vjeçares në Prishtinë, reagon KMDLNj

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar sot lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.

KMDLNj në reagimin për media thekson se pret që drejtësia të vendoset në vend për fëmijën e dhunuar të moshës 11 vjeçe në përputhje me ligjet në fuqi.


Lexoni të plotë reagimin:  

Të shtunën e kaluar një fëmijë 11 vjeçare, në parkun e Lagjes Arbëria e pastaj edhe në një lokacion tjetër është dhunuar nga 5 persona, tashmë të identifikuar, të arrestuar ndaj të cilëve është caktuar ndalimi policor për të vazhduar sipas procedurave të parapara ligjore.

Katër të arrestuar për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë, njëri në kërkim - reagimet nga politika e shoqëria civile dhe protestë të mërkurën
Lexo po ashtu Katër të arrestuar për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë, njëri në kërkim - reagimet nga politika e shoqëria civile dhe protestë të mërkurën

Ky ishte njëri ndër rastet më të rënda të dhunimit prandaj, me të drejtë vuri në lëvizje reagimin zinxhiror të shoqërisë kosovare.

KMDLNj e gjykon këtë dhunim si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe kërkon që hetimet për këtë rast të kenë prioritet absolut. KMDLNj përgëzon Policinë e Kosovës për një veprim të shpejtë dhe profesional në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve për këtë dhunim të rëndë.

KMDLNj kërkon nga qytetarët që të paraqesin rastet në mënyrë që të parandalohen e jo të merremi vetëm me pasoja siç ishte rasti i fundit. Për caktimin e shkallës së dënimit për të akuzuarit, përgjegjësi ligjore dhe të vetme kanë gjykatat përgjegjëse, pas procedimit të provave.

KMDLNj konsideron se reagimet euforike, ato që bëhen nga pozitat e larta politike dhe institucionale janë presion, si në punën e hetuesisë ashtu edhe në vendimmarrjen gjyqësore. Janë jashtë çdo konteksti normal, moral dhe ligjor që të kërkohen zbatim të masave që janë në kundërshtim me shtetin e së drejtës dhe ligjeve në fuqi. Ose duhet t’i besojmë ligjit dhe shtetit, si mbrojtës i të drejtave të njeriut të gjithë qytetarëve ose të drejtës zakonore.

KMDLNj pret që drejtësia të vendoset në vend për fëmijën e dhunuar të moshës 11 vjeçe dhe për familjen e saj, gjithnjë në përputhje me ligjet në fuqi. /Telegrafi/