LAJMI I FUNDIT:

Dhunë në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar

Dhunë në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar

Pas denoncimit se dy edukatore kanë dhunuar fizikisht tre fëmijë  në Shtëpinë e Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, ka ardhur reagimi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT). 

Në një kërkesë urgjente drejtuar kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, shoqata ka kërkuar ngritjen urgjente të një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar të gjitha format e dhunës që mund të jenë ushtruar ndaj fëmijëve në Institucionet Rezidenciale publike (Shtëpitë e Fëmijëve) në Shqipëri.


“Ky hetim duhet të përfshijë përgjegjësitë institucionale dhe individuale të drejtuesve dhe stafit të këtyre institucioneve, si edhe rolin që kanë luajtur institucionet përgjegjëse shtetërore (Shërbimi Social Shtetëror/ Policia e Shtetit etj) në mos raportimin e rasteve të dhunës apo shfrytëzimit të fëmijëve”, thuhet në kërkesë, raporton Telegrafi Shqipëri.

“Fëmijët që jetojnë në institucione rezidenciale publike janë nën kujdesin e shtetit shqiptar, pjesë e të cilit jemi të gjithë. Ne kemi jo vetëm detyre që të kujdesemi për këta fëmijë, por mbi të gjitha ti mbrojmë nga çdo formë dhune, abuzimi dhe shfrytëzimi. Qytetarët shqiptarë paguajnë taksa që këto institucione të jenë në pararojë të kujdesit dhe mbrojtjes së fëmijëve që për shumë arsye përfundojnë të strehon në to”, thotë shoqata.

“Si një ndër organizatat kryesore të shoqërisë civile, si një subjekt tatim-pagues dhe si qytetarë ne nuk mund të pranojmë që të bëhemi palë me dhunën dhe shfrytëzimin e fëmijëve në institucione publike. Çdo fëmijë që mund të jetë dhunuar në këto institucione është dhunuar edhe në emrin tënd, timin dhe të të gjithë shoqërisë shqiptare! Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme!”, shpjegon shoqata.

“Ne mirëpresim jo vetëm krijimin e këtij Komisioni Hetimor, mundësisht sa më të pavarur nga politika, duke rekomanduar edhe vendosjen e një personaliteti në fushën e të drejtave të fëmijëve (gjykatës, avokat, jurist, punonjës social etj) në krye të këtij komisioni, por nga ana tjetër jemi po aq të gatshëm të asistojmë dhe mbështesim punën e tij. Asnjë fëmijë nën kujdesin e shtetit nuk duhet dhe nuk mund të lihet në mëshirën e njerëzve që kryejnë krime ndaj tyre! Veproni Sot!”, mbyllet kërkesa e shoqatës e firmosur nga drejtuesi i saj Altin Hazizaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Lajme
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Lajme
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Kalo në kategori