LAJMI I FUNDIT:

Dhunë në familje në Shkup: Burri sulmon gruan me thikë dhe sëpatë

Dhunë në familje në Shkup: Burri sulmon gruan me thikë dhe sëpatë
Foto: Ilustrim

Nga zyra e Prokurorit Publik thuhet se është paraqitur një rastakt akuze kundër 44-vjeçarit, V. D, nga qyteti Shkup, për tentativë vrasjeje kundër gruas së tij, transmeton Telegrafi.

I akuzuari më 3 janar të këtij viti e ka sulmuar gruan e tij me mjete të ftohta, thikë dhe sëpatë, duke i shkaktuar lëndime serioze dhe me rrezikshmëri për jetën e saj. Dëshmitarë në vendngjarje kanë qenë tre fëmijët e bashkëshortëve. Pas krimit që bëri, i akuzuari ështe paraqitur në MBP dhe është arrestuar menjëherë.


Sipas prokurorisë, pas hetimeve, në vendin e ngjarjes janë gjetur fakte materile dhe shenja gjaku. Kjo ka bërë që Gjykata Themelore Shkupi 1, të propozoj zgjatjen e paraburgimit të të akuzuarit./Telegrafi/