Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës – 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.
Rastet e dhunës janë paraqitur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Viti, Rahovec, Ferizaj, Pejë, Shtërpcë e Mitrovicë.
Raportet në Polici janë për dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim të armës.
Prishtinë / 27.03.2024-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë /27.03.2024 17:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte kanosur atë. Rasti në procedure hetimore, kurse i dyshuari në kërkim policor.
Prishtinë /27.03.2024 19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhune ndaj saj. Lidhur me rastin po zhvillohen veprime hetimore, i dyshuari në kërkim policor.
Fushë Kosovë/27.03.2024 18:00. Viktima femër kosovare raporton se është kanosur nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti vazhdon në procedurë hetimore.
Fushë Kosovë /27.03.2024 16:00. Viktima femër kosovare raporton ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Viti 27.03.2024 18:35. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat lëndime nuk ka dashur tretman mjekësor. I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në neuropsikiatri.
Shtërpce 27.03.2024, 18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ferizaj 27.03.2024 22:22. Dhunë në familje dhe përdorim i armës. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat e lartcekura. Dyshohet se i dyshuari e kishte përdorur armën pasi që janë gjetur edhe gëzhojat, megjithatë nuk kishte persona të lënduar. Janë sekuestruar një revole Gllock 17 me 11 fishek të kalibrit 9 mm, po ashtu tek i dyshuari është sekuestruar një pistoletë e modifikuar (Sig Sauer dhe Zoraki) me 4 fishekë kalibër 7.65 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Pejë 27.03.2024-15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar –nën ndikim të alkoolit, e ka sulmuar dhe ka dashur ta largoj nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë 27.03.2024, 15:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin edhe një person tjetër mashkull kosovar është kacafytur me të dyshuarin mashkull kosovar, të cilët kanë pësuar lëndime trupore e ku me pas kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rahovec / 27.03.2024-14:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij. I dyshuari pas tretmanit mjekësor është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë – Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti është i diagnostifikuar me sëmundje psikike dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Erion Veliaj reagon sërish nga burgu

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk