LAJMI I FUNDIT:

Dhunë e kundërdhunë: Një kronika e zezë amerikane

Dhunë e kundërdhunë: Një kronika e zezë amerikane

Ngjarjet e fundit në SHBA do të ndezin debatin për zotërimin e armëve në SHBA, sepse rregullisht përsëriten tragjedi me gjakderdhje. Më poshtë mund të lexoni një renditje të sulmeve më të tmerrshme të dekadës së fundit në këtë shtet.

12 qershor 2016


Orlando, Florida

Një 29 vjeçar hyn në një klub nate, ku shkojnë kryesisht homoseksualë dhe vret 49 persona, para se të qëllohet nga Policia. Ky është sulmi më i rëndë nga një atentator i vetëm në SHBA.

2 dhjetor 2015

San Bernardino, Kaliforni

Një çift hyn në një festë para Krishtlindjeve në një qendër të personave me kufizime fizike dhe vret 14 vetë e plagos 21 të tjerë. Në përpjekjen për të marrë arratinë, ata vriten nga Policia. Motivi i aktit të tmerrshëm ishte fetar – sulmi më i rëndë islamist pas 11 shtatorit 2001.

18 qershor 2015

Charleston, Karolina e Jugut

Në një kishë që kryesisht vizitohet nga njerëzit me ngjyrë të Charlesonit, një person vret nëntë veta. Akti mizor është i motivuar nga urrejtja raciste. Më pas autori i krimit arrestohet në North Carolina.

16 shtator 2013

Washington – Navy Yard

Një rezervist 34-vjeçar vret 12 vetë në një bazë ushtarake amerikane në Washington, ndërsa vritet gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë.

14 dhjetor 2012

Newtown, Konektikat

Në shkollën fillore Sandy-Hook një 20-vjeçar godet për vdekje 20 fëmijë dhe gjashtë të rritur. Para se të hynte në shkollë, vrasësi kishte qëlluar për vdekje edhe nënën e tij. Në fund ai bën vetëvrasje.

20 korrik 2012

Aurora, Kolorado

Gjatë një shfaqjeje në mesnatë të filmit Batman, një burrë i armatosur hyn në një kinema dhe hedh bomba me gaz e qëllon 12 vetë. 70 të tjerë lëndohen rëndë. Pak më vonë ai arrestohet para kinemasë.

5 nëntor 2009

Fort Hood, Teksas

Një ushtar i Ushtrisë amerikane qëllon pa dallim në një bazë ushtarake dhe vret 13 vetë, më shumë se 20 vetë plagosen. Ky është rasti më i rëndë në një bazë ushtarake amerikane.

3 prill 2009

Binghampton, New York

Në një zyrë të të huajve në Binghampton, një burrë vret 13 persona dhe plagos katër të tjerë. Më pas ai kryen vetëvrasje.

10 mars 2009

Alabama

Në Alabama, një 28-vjeçar vret në tre lokalitete të ndryshme 10 vetë – pesë ka qenë anëtarë të familjes. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policin,ë ai kryen vetëvrasje.

16 prill 2007

Blacksburg, Virgina

Në Universitetin Virginai Tech University një student vret brenda dy orëve 32 veta dhe plagos 17 të tjerë. Deri në atentatin e Orlandos në vitin 2016, ky ishte atentati me më shumë viktima i një atentatori të vetëm. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Azia
Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Azia
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Kalo në kategori