LAJMI I FUNDIT:

DHP kërkon të gjithë qarkullimet bankare të Stavreskit dhe Shilegovit dhe familjeve të tyre (Dokument)

DHP kërkon të gjithë qarkullimet bankare të Stavreskit dhe Shilegovit dhe familjeve të tyre (Dokument)

Drejtoria e të Hyrave Publike në Maqedoni ka kërkuar informacione të detajuara për gjendjen financiare ku përfshihen këtu hyrjet dhe daljet në denarë dhe deviza që nga 1 janari i vitit 2012 për Zoran Stavreskin dhe Petre Shilegov, së bashku me familjet e tyre, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kërkesa është parashtruar tek të gjitha bankat e vendit. Kjo kërkesë është lëshuar më 18 prill këtë vit.


Mbetet enigmë, se pse është kërkuar llogari të detajizuar për ish-zëvendës kryeministrin Zoran Stavreski i cili është edhe kumbar i martesës së Nikolla Gruevskit.

Pritet që DHP të jep më shumë detaje për këto dy kërkesa. /Telegrafi/