LAJMI I FUNDIT:

Dhoma e Përfaqësuesve miraton një buxhet afatshkurtër, masa kalon në Senat

Dhoma e Përfaqësuesve miraton një buxhet afatshkurtër, masa kalon në Senat

Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, miratoi një projektligj për një buxhet afatshkurtër, që mund të shmang mbylljen e pjesshme të qeverisë amerikane, nëse miratohet në Senat.

Nëse merr miratimin në Senat, Kongresi do të ketë 45 ditë për gjetur një kompromis për miratimin e buxhetit të plotë për vitin e ri fiskal.


Të premten, ligjvënësit republikanë bllokuan përpjekjet për një masë që do të lejonte vazhdimin e përkohshëm të financimit të qeverisë.

Kundërshtitë brenda republikanëve, që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, rrezikojnë ta çojnë qeverinë amerikane drejt mbylljes së saj të katër të pjesshme brenda një dekade.

Senati, që kontrollohet nga demokratët, po punon për një plan financimi 7-javor, që do të mbante hapur qeverinë deri në mes të muajit nëntor, duke u dhënë më shumë kohë ligjvënësve për të hartuar një buxhet të plotë për vitin e ardhshëm financiar, që fillon më 1 tetor.

Megjithatë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, Kevin McCarthy, ka refuzuar që plani i Senatit të hidhet për votim në Dhomën e Përfaqësuesve.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje për një buxhet të përkohshëm, atëherë rreth 4 milionë punonjës të qeverisë federale dhe pjesëtarë të shërbimit ushtarak të Shteteve të Bashkuara, nuk do të paguhen gjatë kësaj periudhe. Disa punonjës në detyra thelbësore për mbarëvajtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare do të vazhdojnë të ushtrojnë detyrat e tyre pavarësisht miratimit apo jo të buxhetit.

Muaj më parë, Presidenti Joe Biden arriti një marrëveshje me zotin McCarthy për rritjen e tavanit të huamarrjes, e cila u nënshkrua në ligj nga Presidenti, dhe kërkon rreth 1.5 trilion dollarë shkurtime shpenzimesh gjatë 10 viteve të ardhshme.

Republikanët e vijës së ashpër kërkojnë shkurtime më të thella, me rreth 120 miliardë dollarë shkurtime shtesë vetëm për vitin e ri fiskal, gjë që mund të ndikojë tek programe që nga arsimi dhe mbrojtja e mjedisit e deri tek hulumtimet mjekësore. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori