Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan, e kontrolluar nga demokratët, votoi të martën për të avancuar projekte të rëndësishme të axhendës së presidentit Joe Biden, pasi elementët e moderuar si dhe progresistët brenda partisë arritën kompromis, gjë që u dha mundësi të dyja palëve të mbështesin planet për investime buxhetore disa trilionë dollarëshe.
Me një votë 220-212 të ndarë në vija partiake, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një kornizë buxhetore 3.5 trilionë dollarëshe që përfshin planet ambicioze të progrresistëve për të zgjeruar mbështetjen federale për kopshte e çerdhe si dhe programe të tjera sociale dhe ra dakord të votojë deri më 27 shtator për propozimin për investime në infrastrukturë me vlerë 1 trilion dollarë, të miratuar nga Senati. Ky propozim është një nga projektet madhore të demokratëve të moderuar.
Kryetarja përfaqësuesve Nancy Pelosi tha gjithashtu se Dhoma që ajo drejton do të punonte me Senatin për të specifikuar detajet e buxhetit prej 3.5 trilionë dollarësh.
Demokratët nuk kanë shumë vend për gabime në këtë përpjekje për të miratuar këto dy nisma masive të Presidentit Biden, në një kohë kur gëzojnë vetëm një epërsi të ngushtë në Dhomat e Kongresit.
“Puna për të miratuar fonde për investime në infrastrukturë është gjithmonë emocionuese për domethënien që kanë këto fonde për vendet e punës dhe tregtinë në vend. Tani më shumë se kurrë, ky propozim duhet të integrojë edhe mbrojtjen e mjedisit”, tha Pelosi.
Ajo shpresonte të siguronte miratim të shpejtë të buxhetit prej 3.5 trilionë dollarësh, gjë që do të hapet rrugën që ligjvënësit të fillojnë të punojnë për detajet e zërave buxhetor, ndër to rritjen e shpenzimeve për sistemin parashkollor, arsimin dhe programet e tjera sociale dhe do të rriste taksat për të pasurit dhe korporatat.
Por demokratët e qendrës, të udhëhequr nga ligjvënësi Josh Gottheimer, nuk pranuan ta mbështesin Pelosin, duke thënë se Dhoma e Përfaqësuesve duhet së pari të miratojë propozimin për investime në infrastrukturë, i cili ka marrë miratimin nga republikanët dhe demokratët në Senat.
Liberalët, përfshirë ligjvënësen Alexandria Ocasio – Cortez, kanë thënë se nuk do të mbështesin paketën e investimeve në infrastrukturë pa u arritur miratimi i projekt-buxhetit të përgjithshëm, sepse shqetësohen se mund të humbin fuqinë për presion e kompromis.
Kreu i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy kritikoi ashpër Pelosin për vëmendjen mbi këtë temë me rëndësi për axhendën e brendshme të Presidentit Biden, pa u marrë me krizën në Afganistan. /Zëri i Amerikës/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City