LAJMI I FUNDIT:

Dhjetori do të jetë më së paku i lumtur për dy shenja të horoskopit

Dhjetori do të jetë më së paku i lumtur për dy shenja të horoskopit

Këta persona i pret një fund i vështirë i vitit

Do të detyrohen të jenë të durueshëm dhe të presin një periudhë më të mirë.


Për ta vlen këshilla që të pajtohen me ndryshimet dhe të mësojnë të presin, sepse ajo që është e tyre do t’u arrijë vetë, transmeton Telegrafi.

Demi

Demat janë të parët në listë. I gjithë viti për Demat ishte jashtëzakonisht i lodhshëm dhe me stres. Më së shumti për shkak të ndryshimeve, ndërsa ato ndryshime i keni pasur më së shumti, si në planin familjar ashtu edhe në atë dashuror dhe afarist.

Nuk kanë mundësi t’ju gëzojnë yjet, sepse ju pret edhe një sulm ndryshimesh deri në fund të vitit 2022! Mirëpo, nga gjysma e janarit ju do të merrni lirshëm frymë dhe gjërat ngadalë do të bien në vend të vetin.

Bricjapi

Për Bricjapët viti ka qenë sfidues më së shumti në planin e dashurisë. Në karrierë keni pasur fërkime të imta të cilat nuk ju kanë frikësuar as nuk ju kanë çrregulluar. Atë pjesë të jetës mbajeni në duart tuaja. Mirëpo dashuria ju shkakton shqetësim. Kthimi i partnerëve të vjetër, kthimi në të kaluarën, të gjitha këto në njëfarë mënyre janë një vulë karme.

Ju mbaroni ngadalë me ta dhe jeni të vetëdijshëm se nuk keni asgjë për të kërkuar. Por frika juaj rritet, frika nga vetmia emocionale. Prandaj mos nxitoni dhe hyni në marrëdhënie që nuk ju “ndjejnë”, por ndaloni dhe besoni se ajo që ju përket ju vjen vetëm juve! Viti 2023 do t’ju bindë për këtë, dhe ju takon juve t’i jepni një shans dhe ta besoni! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Lule
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori