LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra të vrarë si rrjedhojë e një sulmi në Burkina Faso

Dhjetëra të vrarë si rrjedhojë e një sulmi në Burkina Faso

Disa burra të armatosur kanë vrarë rreth 100 njerëz në një sulm ndaj një fshati në veri të Burkina Faso, ka deklaruar presidenti Roche Kabore.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, gjatë këtij sulmi i cili ndodhi brenda natës në Solhan, u dogjën shtëpitë dhe tregu.


Asnjë grup nuk u deklarua se ishte prapa këtij sulmi.

Sidoqoftë, sulmet islamike janë gjithnjë e më të zakonshme në vend, raporton BBC, veçanërisht në rajonet në kufi me Nigerin dhe Malin.

Lidhur me sulmin në fjalë, presidenti Kabore ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër forcave të së keqes”, ka potencuar ai, duke shtuar se forcat e sigurisë aktualisht janë duke hetuar rastin, për të gjetur përgjegjësit. /Telegrafi/