LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra të rinj ndjekin 21-vjeçarin nëpër rrugët e Nju Jorkut, pasi e zënë e qëllojnë me pesë plumba – policia publikon pamjet (Video)

Dhjetëra të rinj ndjekin 21-vjeçarin nëpër rrugët e Nju Jorkut, pasi e zënë e qëllojnë me pesë plumba – policia publikon pamjet (Video)

Një djalë 21-vjeç nga Nju Jorku është vrarë në mënyrën më brutale të mundshme, pasi një grup të rinjsh e ndoqën me minuta të tërë nëpër rrugët e lagjes për ta likuiduar.

Policia ka publikuar pamjet e vrasjes që ka ndodhur më 19 maj të vitit të kaluar, kurse detektivi Dermot Shea e ka përshkruar videon si të “rëndë për t’u shikuar”, transmeton Telegrafi.

“Atë e kanë ndjekur derisa e kanë bllokuar në një rrugë pa dalje në afërsi të një shtëpie private, ku është qëlluar disa herë. Është një vrasje e ngjashme me atë që ka ndodhur në qershor të vitit të kaluar në Bronx, ku Lesandro Guzman ishte viktimë e një grupi mafioz që e ndoqi nëpër rrugët e Bronx-it”, ka deklaruar Shea.


Në këtë rast i riu ishte duke ecur nëpër lagjen ku banon, kur një grup të rinjsh i dolën para syve dhe njëri e goditi në fytyrë. Aty menjëherë filloi ndjekja si nëpër filma aksion, ku sulmuesit u ndanë në grupe.

“Viktima thjesht fillon të vrapojë për t’i shpëtuar vdekjes”, ka deklaruar Mike Kemper nga policia e Nju Jorkut.

E njëri nga sulmuesit shihet se si nxjerr nga brezi revolen dhe ia drejton nga afër viktimës. Por, ishin veturat e parkuara që e shpëtuan nga plumbat, megjithatë nuk zgjati shumë dhe pas disa minutave e zënë në një rrugë pa dalje.

Aty njëri prej sulmuesve e godet me guri, kurse tjetri e qëllon me pesë plumba. Sulmuesit me pas janë zhdukur nga vendi i ngjarjes.

“Të paktën 10 persona kanë marrë pjesë në këtë vrasje brutale”, ka shtuar Kemper.

Deri më tani janë identifikuar katër nga 10 personat, përfshirë edhe vrasësin dhe personin që e godet me guri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori