LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë vjet pa parë Diellin me sy: Të kthesh traumat e kaluara – në krijimtari! (Video)

Dhjetë vjet pa parë Diellin me sy: Të kthesh traumat e kaluara – në krijimtari! (Video)

Për 53 vjet, John Kapellas shijonte qiellin e ndritshëm në perëndim të SHBA-ve, por një ditë nisi të digjej, t’i mbushej trupi me flluska dhe të skuqej sa herë dilte në dritë. Duke qenë alergjik ndaj gjithë spektrit të dritës, Kapellas e ka kaluar dekadën e fundit në errësirë të plotë.

Kur një nga efektet anësore të ilaçeve “e çmendën”, nisi të bënte piktura të mëdha abstrakte në mur dhe të luante në piano për të qetësuar mendjen dhe për të zbutur dhimbjen.


Dokumentari i ditores Guardian, “How to Make a Pearl” (Si ta bëni një margaritar), eksploron mekanizmat përballues të Kapellas dhe atë se si është duke e kthyer “pluhurin” e traumave të kaluara në “margaritar” të një krijimtarie reflektuese.

Johni i ka kaluar më shumë se 10 vjet në errësirë të plotë, por duket i lirë nga kufizimet e imponuara nga mjedisi. Ndërveprimet e tij shoqërore janë sporadike dhe bota e tij është ngushtuar në brendësinë e shtëpisë së tij. Por, gjen përmbushje dhe ndriçimin në jetën e tij të përditshme.

Kjo nuk është hera e parë që ai ka dashur të lundrojë në dhimbjen dhe gëzimin për të qënë gjallë. Ishte dëshmitar i abuzimit në familje, si fëmijë i vogël; është veteran i Vietnamit; babë i dy fëmijëve, i shkurorëzuar që ka humbur shumë miq… Megjithatë, në jetën e tij në errësirë ai ka një aftësi të çuditshme që të kthehet në të kaluarën e tij – me dashuri dhe me shpresë për të ardhmen.

Regjisor i këtij dokumentari është Jason Hanasik. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Disa mësime nga historia, për Lindjen e Mesme të ditëve të sotme

Disa mësime nga historia, për Lindjen e Mesme të ditëve të sotme

Kulture
VENDET E EGRA TË TOKËS

VENDET E EGRA TË TOKËS

Poezi
Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Kulture
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
Izraeli po bie në humnerë

Izraeli po bie në humnerë

Kulture
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Fjala+
Kalo në kategori