LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë vende afrikane kanë përfituar përmes COVAX-it, Kosova ende në pritje të vaksinave kundër COVID-19

Dhjetë vende afrikane kanë përfituar përmes COVAX-it, Kosova ende në pritje të vaksinave kundër COVID-19

Angola është vend më i fundit në Afrikë që ka marrë doza të vaksinave kundër COVID-19.

Grupi i parë i 624 mijë vaksinave AstraZeneca u dorëzuan përmes programit COVAX, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetit Rajoni i Afrikës.


Të paktën dhjetë vende në Afrikë tani kanë filluar të vaksinojnë qytetarët e tyre kundër coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Nigeria, vendi më i populluar në Afrikë kohët e fundit mori grupin e parë të vaksinave kundër virusit.

Kontinenti afrikan ka mbi 3.9 milionë raste me coronavirus dhe 106 mijë viktima, njoftoi OBSH-ja.

Ndryshe, Kosova pritet që deri në muajin maj të përfitojnë vaksina falas nga programi i lartcekur. /Telegrafi/