Dhjetë transferimet që kanë ndodhur në këtë afat kalimtar dhe mund t’iu kenë ikur

Afati kalimtar veror hapet zyrtarisht me 1 korrik, por disa klube pasi janë mbyllur kampionatet kanë bërë disa goditje.
Fillimisht disa lojtarë që ishin me të drejtë blerje, vetëm se e kanë kompletuar transferimin, duke nisur nga Federico Chiesa i Juventusit.
Njëjtë ka ndodhur edhe me Nuno Mendes që ka kompletuar transferimin nga Sporting CP te PSG.
Matteo Guendouzi tashmë është lojtar i Marseille, sikurse edhe Philippe Coutinho që ka kompletuar transferimin nga Barcelona te Aston Villa.

Por janë edhe disa transferime që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve ku spikat ai i Erling Haaland nga Borussia Dortmund te Manchester City.
Po ashtu transferime të mëdha falas janë edhe Antonio Rudiger nga Chelsea te Real Madrid, pastaj Ivan Perisic nga Inter te Tottenham dhe në fund Noussair Mazraoui nga Ajax te Bayern Munich.
Fraser Forster (Southampton -Tottenham)
Boubacar Kamara (Marseille - Aston Villa)
Robin Olsen (Roma - Aston Villa)
Brenden Aaronson (RB Salzburg - Leeds United)
Diego Carlos (Sevilla - Aston Villa)
Ivan Perisic (Inter - Tottenham)
Erling Haaland (Borussia Dortmund - Manchester City)
Antonio Rudiger (Chelsea -Real Madrid)
/Telegrafi/






















































