Dhjetë trajnerët që mund ta zëvendësojnë Zidanen te Real Madridi (Foto)

Portali i njohur britanik "Goal.com" ka përpiluar një listë me dhjetë trajnerët që mund të vinë si zëvendësues i Zinedine Zidanes në stolin e skuadrës së madhe spanjolle, Real Madridit.
Real Madridi është larg formës së sezonit të kaluar, pasi deri më tani ka befasuar për të keq me rezultatet në Ligën e Kampionëve dhe La Liga, dhe këtë e tregon më së miri pozita e tyre.
Pas rezultateve negative kanë dal në pah edhe zërat se trajneri i klubit, francezi Zinedine Zidane nuk e ka punën e sigurt dhe tani ka filluar t'i lëkundet shumë karrigia.
Zidane thuhet se është në prag të shkarkimit dhe ndeshja e fundit e humbur nga Villarreali me rezultat 1-0 ka mbushur kupën e Presidentit Florentino Perez.

Pas zërave se trajneri francez mund të largohet, portali i njohur britanik Goal.com ka përpiluar një listë me dhjetë trajner që mund ta zënë vendin e tij në stolin e Mbretërve.
Disa emra janë të përmendur që një kohë të gjatë dhe ditën tash e sa muaj për tifozët, por disa emra tjerë janë befasues.
Lista me emra të njohur tashmë që janë lidhur me stolin e Realit janë Antonio Conte i Chelseat dhe Mauricio Pochettino i Tottenhamit dhe Joachim Low i Gjermanisë.
Ndërsa emra më befasues janë ai i ish-trajnerit Jose Mourinho, Maurizio Sarri i Napolit, Leonardo Jardim i Monacos, Marcelino i Valencias dhe Unai Emery i PSG-së.
Joachim Low (Gjermani)

Antonio Conte (Chelsea)

Mauricio Pochettino (Tottenham.H)

Unai Emery (PSG)

Marcelino Garcia Toral (Valencia)

Arsene Wenger (Arsenal)

Maurizio Sarri (Napoli)

Massimiliano Allegri (Juventus)

Jose Mourinho

/Telegrafi/






































