LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë milionë euro në Fondin për veriun (Video)

Dhjetë milionë euro në Fondin për veriun (Video)

Dhjetë milionë euro është shuma totale e depozituar në llogarinë e fondit për Zhvillim të Veriut në Mitrovicë. Ky është rezultat i taksave të mbledhura në pikat doganore në veri të Kosovës, përkatësisht, dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bernjak.

Nga zyra e BE-së në Kosovë për Tribuna Channel kanë bërë të ditur se që kur Fondi i zhvillimit u bë operativ, kjo shumë është depozituar në llogarinë e këtij fondit.


Fondi do të mbulojnë projektet për të cilat kanë aplikuar komunat në veri të vendit, si Zvecan, Zubin Potok, Mitrovicë veriore, dhe Leposaviq. Mirëpo, ky fond funksionon i pavarur nga Buxheti i Kosovës dhe është i destinuar vetëm për veriun.