Dhjetë lojtarët më të shtrenjtë në Serie A – Achraf Hakim i pari, Cristiano Ronaldo as në listë

Si çdo vit, CIES ka përpiluar renditjen e lojtarëve më të shtrenjtë në botë, ndërsa në Serie A, nuk mungojnë befasitë në dhjetë pozitat e para.
Lojtari me vlerën më të madhe është anësori i Interit, Achraf Hakimi, që është vlerësuar 113.7 milionë euro.
Ai pasohet nga një tjetër yll i Nerazzurrëve, Lautaro Martinez me 105.5 milionë euro.
Lojtari i parë i Juventusit në listë është Matthijs de Ligt, që vlerësohet 104.1 milionë.
Pavarësisht nga paraqitjet e tij të shkëlqyera, 35 vjeçari Cristiano Ronaldo (47 milionë euro) është vetëm i 131-ti në rang botëror, ndërsa në Itali nuk futet as në top dhjetë.
CIES shpjegon se kjo është për shkak jo vetëm të moshës së portugezit por edhe të kohëzgjatjes e shkurtër e kontratës së tij me Juventusin, deri në qershor 2022.
Lojtarët më të shtrenjtë në Serie A
1. Achraf Hakimi (Inter Milan) 113.7
/Telegrafi/
































































