Dhjetë lajmet më të çuditshme të vitit 2015 (Foto/Video)
1. Vladimir Putin është i pavdekshëm
Tre imazhe të presidentit rus, që sipas teoricienëve konspirativë, tregojnë përjetësinë e Putin. Lajmin e botuan pothuajse të gjitha mediat e njohura botërore. Ka dhe teori që e lidhin Vladimir Putin me vampirin Vlad, i cili njihet më së miri si Konti Drakula
2. “Fshatarët”, Parajsa e pensionistëve
Quhet “Fshatarët”, ndodhet në Florida dhe konsiderohet si qyteti i pensionistëve. Në realitet nuk është një qytezë e vërtetë, por një hapësirë shtëpish të mëdha me fusha golfi, klube dhe aktivitete rekreative. Përmban mbi 100 mijë njerëz nga 55 vjeç e lart.
3. Yuka Kinoshita, ngrënësja e shpejtë
Quhet Yuka Kinoshita, është japoneze dhe tashmë njihet si ngrënësja më e shpejtë në botë. Në një faqe në Youtube, ajo nuk ka ushqim që mos ta ketë prezantuar dhe të ketë thyer rekorde për ngrënien e tyre.
4. Danny Mac Askill, arti i biçikletës
Quhet Danny Mac Askill, është skocez, dhe është kthyer në një mit për adoleshentët në gjysmën e botës. Konsiderohet si një nga çiklistët më profesionistë të biçikletës në planet. Videot e tij kanë marrë miliona klikime në Youtube.
5. Shoferi që u bë dirigjent orkestre
Ka ndodhur me të vërtetë, më 8 dhjetor të këtij viti. Një shofer metroje në Nju Jork është kthyer në një dirigjent orkestre, kur mori vesh që në vagonin e parë po udhëtonin grupi muzikor i Yale Glee Club. Shoferi Bob McDonugh ndaloi mjetin dhe improvizoi një koncert.
6. Videoja më e shikuar e vitit 2015
Kënga e Wiz Khalifa-s kushtuar Paul Walker, dhe njëkohësisht kolona zanore e Furious 7 theu çdo rekord për vitin 2015. një miliard shikime ka arritur në 184 ditë në Youtube.
7. Shfajësimi për përdhunim i miliarderit Abdulaziz
Mbrojtja e tij ishte surreale. “Nuk e përdhunova, por rashë mbi të dhe penetrova gabimisht”, kështu është shprehur miliarderi Ehsan Abdulaziz, 46 vjeç, gjatë një procesi gjyqësor ku akuzohej për përdhunimin e një vajze. ADN-ja e Abdulaziz u gjet në trupin e 18-vjeçares.
8. Kalifi dhe xhipi i hidraulikut teksan
Mark Oberholtzer, një hidraulik amerikan, i shiti në vitin 2013 një tregtari teksan xhipin e tij. Më pas ajo makinë përfundoi në një video online të ushtarëve të ISIS-it pranë Aleppo-s. Mark e njohu pasi në derën e makinës ishte akoma reklama e aktivitetit të tij.
9. Të moshuarit grabitës
Të maskuar si teknikë gazi ata arritën të grabisin një kompani në Hatton Garden të Londrës. Shtatë të moshuar britanikë, prishën muret e betonit të kompanisë dhe arritën të vjedhin sende me vlerë që shkonin në 20 milionë euro.
10. Pacienti me kancer që u martua me një kukull
Nuk është bërë ende i ditur identiteti i kinezi 28-vjeçar që i sëmurë me kancer, donte të realizonte ëndrrën e tij për t’u martuar. Siç raportonte Daily Mail, ai mori vendimin për të bërë një ceremoni të vërtetë, por ku mungonte vetëm nusja. Në vend të saj mori një kukull. /Përgatiti: Tirana Observer/

























































