Kampionatit anglez, Liga Premier ka prodhuar më shumë se 1,000 gola gjatë vitit 2017 - dhe disa prej tyre kanë qenë disa absolutisht të 'çmendur'.

Rrjeta e portave është 'shqyer' mbi një mijë herë gjatë 12 muajve të fundit dhe tifozët kanë mundur të kënaqen duke shikuar disa gola të shkëlqyera.


Por, cili ishte goli më i mirë që kemi parë gjatë vitit 2017 as një medium në Angli nuk po mund ta thotë?! Të gjitha mediumet kanë zgjedhur dhjetë golat më të mira, por jo edhe renditjen e tyre nga 1-10, përcjell Telegrafi.

Olivier Giroud ka shënuar një gol në stilin e njohur si 'scorpion' apo akrepi, ndërkohë që kemi parë edhe gola të shkëlqyer me solo-aksion nga Eden Hazard dhe Sofiane Boufal.

Emre Can dhe Andy Carroll na kanë shënuar gola me të vërtetë spektakolar dhe Wayne Rooney ka rikthyer vitet mbrapa me një gol brenda gjysmës së tij.

Në këtë listë nuk kishte si të mungonte edhe 'predha' e çmendur nga sulmuesi anësor me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili ia shënoi Hull Cityt.

Olivier Giroud, ARSENAL - Crystal Palace

10.giroud

Andy Carroll, WEST HAM - Crystal Palace

9.caroll

Eden Hazard, CHELSEA - Arsenal

8.hazard

Xherdan Shaqiri,  STOKE City - Hull City

7.shaqiri

Emre Can,  Watford - LIVERPOOL

6.emre can

Charlie Daniels, BOURNEMOUTH - Man City

5.daniels

Antonio Valencia, MAN UTD - Everton

4.valencia

Sofiane Boufal, SOUTHAMPTON - West Brom

3.boufal

Wayne Rooney,  EVERTON - West Ham

Rooney

Jermain Defoe, Crystal Palace - BOURNEMOUTH

1.defoe

Golat të gjitha në një vend: 

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app