Dhjetë blerjet më të mëdha në histori të afateve të janarit, nga Coutinho te Van Dijk e Mata

Kur kemi hyrë zyrtarisht në afatin kalimtar të janarit, Telegrafi ua sjell dhjetë transferimet më të mëdha të ndodhura në histori të këtij mini-afat, ku ndodhi shumë transferime.
Afati kalimtar i janarit shpeshherë është thikë me dy tehe për skuadrat, pasi nuk kanë asnjë garanci se transferimi i tyre, qoftë edhe ‘bombë’ do të ‘ndezë’.
Kështu, ka ndodhur vite me radhë pasi edhe pse janë paguar shifra të mëdha për transferime, ato nuk kanë arritur t’i shpaguajnë paratë e paguara dhe kanë dështuar.
Por, ka edhe nga ato transferime si ai i Virgil Van Dijk apo edhe ato të Aymeric Laporte dhe Pierre-Emerick Aubameyang që kanë qenë të qëlluara.
Bazuar në çmimet e faqes së specializuar të transferimeve Transfermarkt, Telegrafi ua sjell 10-të transferimet më të shtrenjta në histori në afatet kalimtare të janarit.
10.Andy Caroll – Nga Newcastle te Liverpooli për 41 milionë euro
Renditja e dhjetë transferimeve më të shtrenjta në afatin e janarit nis me një blerje të dështuar.
Është sulmuesi anglez Andy Caroll, i cili u transferua nga Liverpooli për 41 milionë euro, por që shënoi vetëm gjashtë gola nga 44 ndeshje.
9.Jackson Martinez – Nga Atletico Madrid te Guangzhou për 42 milionë euro
Martinez u ble në verën e 2015 nga Atletico Madridi për 35 milionë euro, ndërsa gjashtë muaj më vonë u shit te Guangzhou Evergrande për 42 milionë euro.
Ky doli të jetë një biznes i madh për klubin spanjoll, pasi pati plusëvalencë, por për klubin kinez doli një dështim pasi nuk ka justifikuar aspak shifrën e paguar.
8.Juan Mata – Nga Chelsea te Manchester Unitedi për 44.7 milionë euro
Londinezët e blenë Matan nga Valencia në vitin 2011 për 26 milionë euro, por trajneri Jose Mourinho e konsideroi të panevojshëm dhe ia shiti Manchester Unitedit për thuajse 45 milionë euro në janar të vitit 2014.
Më pas portugezi shkoi te Unitedi pas disa vitesh, por befasisht e kuptoi se Mata është lojtar me vlerë dhe shpeshherë ishte pjesë e rëndësishme të ekipit të tij.
Special One tashmë është larguar, ndërsa Mata është ende në Old Trafford.
7.Alex Teixeira – Nga Shakhtar Donetsk te Jiangu Suning për 50 milionë euro
Ka luajtur vetëm në Brazil te Vasco dhe në Ukrainë te Shakhtar Donetsk, por kushtoi plot 50 milionë euro.
Teixeira është lojtari brazilian për të cilin kinezët e Jiangsu Suning shpenzuan një mal me para në vitin 2016, por ai nuk justifikoi paratë e paguara pasi shënoi vetëm 32 gola në tri vite në Kinë, teksa skuadra nuk arriti të fitojë asnjë trofe.
6.Fernando Torres – Nga Liverpooli te Chelsea për 58.5 milionë euro
Ylli spanjoll u largua për te Chelsea në janar të vitit 2011 për plot 58.5 milionë euro.
Megjithatë, Torres nuk arrti të tregojë as gjysmën e formës dhe nivelit të treguar te Liverpooli, pasi në Londër rezultoi një dështim.
5.Oscar – Nga Chelsea te Shanghai për 60 milionë euro
Në vitin 2016 klubi londinez e shiti mesfushorin brazilian, Oscar, për 60 milionë euro.
Braziliani përfundoi në Kinë, duke firmosur një kontratë ëndrrash në Shanghai, por nuk arriti t’i përmbush pritshmëritë e klubit kinez pasi në fillim të aventurës u dënua për tetë ndeshje mos-lojë shkaku i një kacafytje.
4.Pierre-Emerick Aubameyang – Nga Borussia Dortmund te Arsenali për 63.75 milionë euro
Sulmuesi nga Gaboni renditet në vendin e katërt të blerjeve më të shtrenjta në afatin kalimtar të janarit, pasi me kërkesë të Arsene Wenger, Aubameynag u pagua plot 63.75 milionë euro.
Aubameyang ka treguar nivel të lartë në aspektin individual pasi ka shënuar rregullisht në këtë një vit me Arsenalin, por klubi ende nuk është në nivelin më të lartë të skuadrave tjera angleze.
3.Aymeric Laporte – Nga Athletic Bilbao te Manchester City për 65 milionë euro
City pagoi klauzolën e kontratës së baskut për të transferuar në Etihad mbrojtësin Laporte, i cili renditet në vendin e tretë për blerjet më të shtrenjta të janarit.
Megjithatë, Laporte ka dalë transferim i qëlluar për klubin anglez, pasi është bërë titullar i padiskutueshëm i mbrojtes së Pep Guardiolas, duke formuar një dyshe të fortë me anglezin John Stones.
2.Virgil Van Dijk – Nga Southamptoni te Liverpooli për 78.8 milionë euro
Në vendin e dytë të blerjeve më të shtrenjta të janarit gjendet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, Van Dijk.
Holandezi u pagua afër 80 milionë euro nga Reds, por ka rezultuar transferim i qëlluar duke u bërë lider i mbrojtjes në skuadrën e Jurgen Klopp.
Me Van Dijk në mbrojtje, Liverpooli arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve në sezonin e fundit, ndërsa këtë sezon janë lider të Ligës Premier.
1.Philippe Coutinho – Nga Liverpooli te Barcelona për 130 milionë euro
Blerja më e shtrenjtë e janarit është ylli brazilian Coutinho, i cili u pagua plot 130 milionë euro nga Barcelona në janar të vitit 2018.
Barcelona kërkonte një lojtar klasi për të harruar Neymarin dhe Ousmane Dembele nuk rezultoi goditja që pritej nga drejtuesit dhe për këtë u transferua edhe Coutinho.
Megjithatë, nuk mund të thuhet ende me bindje të plotë që braziliani i ka justifikuar paratë e shpenzuara, pasi Coutinho shpeshherë po mbetet rezervistë në formacionin e Ernesto Valverdes.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lëndimi i Lautaro Martinez është shumë më i rëndë se sa mendohej

Si u bënë videot e Cristiano Ronaldos në Youtube mjet komunikimi për spiunët e presidentit rus Putin

Arne Slot jep dritën jeshile që top ylli i Liverpoolit të shitet

Chelsea 'gati të shesë 11 lojtarë këtë verë' për të financuar blerjen e top yllit

Doncic fton Daviesin te Real Madridi: Do të të jap fanellën nëse vjen

Aleati më i afërt i Allegrit përjashton Milanin dhe zbulon destinacionin e mundshëm të strategut italian

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn