LAJMI I FUNDIT:

Dhimbja e barkut mund të ketë shumë shkaqe – kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore

Dhimbja e barkut mund të ketë shumë shkaqe – kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore
(Foto: Virinchi Hospitals)

Dhimbja e barkut është parehati ose ndjesi të tjera të pakëndshme që ndjeni në zonën e barkut. Shumica e shkaqeve të dhimbjes së barkut nuk janë arsye për t’u shqetësuar dhe mjeku juaj lehtë mund të diagnostikojë dhe trajtojë problemin.

Ndonjëherë, megjithatë, mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje serioze që kërkon kujdes mjekësor. Ekzistojnë disa lloje të dhimbjeve të barkut, të cilat bazohen në atë se sa shpejt fillon dhe sa zgjat dhimbja, transmeton KP.


Pavarësisht nëse keni një dhimbje të lehtë ose ngërçe serioze, dhimbja e barkut mund të ketë shumë shkaqe të tilla si dispepsi, kapsllëk, një virus stomaku, sindroma e zorrës së irrituar (IBS), sëmundja e Crohnit ose koliti ulceroz, helmim apo alergji nga ushqimi, infeksion të traktit urinar, hernie, tendosje ose tërheqje e muskujve të barkut, gurë në tëmth apo në veshka, endometrioza, etj.

(Foto: BASS Urgent Care)

Telefononi menjëherë mjekun tuaj nëse keni dhimbje barku të forta që vështirësojnë lëvizjen tuaj, ose nuk mund të qëndroni ulur ose të gjeni një pozicion të rehatshëm. Kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore nëse dhimbja shoqërohet me shenja dhe simptoma të tjera shqetësuese, duke përfshirë:

Pesë gjendje shëndetësore që mund të jenë arsyeja e dhimbjes së shpeshtë të barkut
Lexo po ashtu Pesë gjendje shëndetësore që mund të jenë arsyeja e dhimbjes së shpeshtë të barkut

– Dhimbje të forta

– Ethe

– Jashtëqitje me gjak

– Nauze dhe të vjella të vazhdueshme

– Humbje peshe

– Lëkura që duket e verdhë

– Barku i fortë kur e prekni

– Ënjtje e barkut

Ky mund të jetë shkaku befasues i problemeve tuaja gastrointestinale
Lexo po ashtu Ky mund të jetë shkaku befasues i problemeve tuaja gastrointestinale

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori