LAJMI I FUNDIT:

Dhembja për të pagjeturit, Shefkie Hoxha rrëfen se si i gjeti të vrarë shtatë anëtarët e familjes

Dhembja për të pagjeturit, Shefkie Hoxha rrëfen se si i gjeti të vrarë shtatë anëtarët e familjes

Këto fotografi, që i ruan si thesarin më të çmueshëm, janë të vetmet fotografi që i kanë mbetur nga më të dashurit e saj, fati i të cilëve nuk dihet tash e 20 vite. I kujton çdo ditë, me lot në sy.

Është kjo Shefkie Hoxha nga Marali e Komunës së Malishevës, e cila në luftën e fundit ka humbur vajzën me familjen e saj. Ajo kujton kohën e fundit të kaluar së bashku.


Kur e kujton çastin kur i kanë treguar për humbjen e të bijës, rrënqethet e tëra dhe thotë që do kishte dashur dhe do jepte jetën që t’i kthejë prapë.

Momentin kur është kthyer në shtëpi, pas përfundimit të luftës, e kujton si një tmerr të vërtetë. Çdo gjë e shkatërruar.

‘’Për cikë teme, që mu ka mbytë në luftë, mjera nana për ta, spo di çka me thonë kur kom shku në shpi të saj e kom pa shpinë, majsha ymyd që është gjallë, deri sa më thanë mos u mundo mo se ta kanë mbyt ciken me krejt. Djali i ka pas 9 vjet e gjysmë, Arta 18 vjet edhe tjerat më të vogla, në krejt kom pas dhimtë, si në qiken teme edhe në Hamdinë”, tha Hoxha.

E dëshira e saj është që të paktën t’i dijë trupat e tyre ku janë, që të paktën ta ketë një vend t’u pushojë trupi i qetë.

‘’Edhe sa nuk i kanë gjete, ishalla gjinden, jo mos me ja ditë varrin ku e kanë, më keq nuk ka’’, u shpreh ajo.

E ne, e lamë përsëri me lotë në sy, dhe duke shpresuar që dëshira e saj dhe e shumë familjeve që ende nuk i kanë gjetur të afërmit e tyre të realizohet, pasi që edhe sot e kësaj dite nuk dihet për fatin e më 1.600 personave, të cilët vazhdojnë të renditen ende të pagjetur nga lufta e Kosovës.

Në anën tjetër organizatat që merren me çështje të të pagjeturve vazhdojnë të lobojnë që të bëhet më shumë në këtë aspekt nga Qeveria e Kosovës, si dhe të përfshihen në bisedimet Kosovë-Serbi, duke bërë thirrje që të hapen arkivat që do ta zbulojnë fatin e familjarëve të tyre. /RTVDukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori