LAJMI I FUNDIT:

BE dhe ADA mbështesin themelimin e Modelit Triple Helix të Inovacionit

BE dhe ADA mbështesin themelimin e Modelit Triple Helix të Inovacionit

Universiteti i Prishtinës, Komuna e Prishtinës dhe Oda Ekonomike e Kosovës, themeluan Model Triple Helix i Inovacionit!

UPCO Cluster është një organizatë jofitimprurëse e specializuar për promovimin e teknologjive të reja, inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe ofrimin e shërbimeve për ekonominë dhe arsimin në Kosovë.

UPCO Custer është themeluar nga Universiteti i Prishtinës, Komuna e Prishtinës dhe Oda Ekonomike e Kosovës, si një bashkëpunim i strukturuar i bazuar në Modelin Triple Helix të Inovacionit.


UPCO synon të zbatojë projekte zhvillimore të bazuara në njohuri dhe teknologji të reja, të gjitha me burimet dhe informacionet që mund të gjenden brenda 3 institucioneve bashkëthemeluese.

Sot u mbajt eventi kushtuar këtij modeli ku morën pjesë: përfaqësuesi nga zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen, ministrja Arbërie Nagavci, fka Heder udhëheqësja e ekipës Alled 2, Dr. Ardian Gola, European Innovation Council, Prof.Dr.Ass Luljeta Plakolli, Donjeta Sahatçiu etj.

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatciu theksoi se “me hapjen e UPCO Cluster si instituti i pare në Kosovë ndikon në bashkimin e akademisë, industrisë dhe qeverisjes lokale, po ashtu agjenda e gjelbër dhe digjitale e kryeqytetit mund të jetësohet vetëm me bashkëpunim strategjik dhe të strukturuar në mes të industrisë (sektorit privat vendor) dhe akademisë (me hulumtime shkencore dhe përgatitje). Shumë mundësi të reja po hapen.
Faleminderit ekipit në ALLED 2 për angazhimin e pandalshëm këto 3 vite përkundër pandemisë dhe ndërrimeve të shumta në mandate qeverisëse. Faleminderit European Union in Kosovo dhe Austrian Development Agency për mbështetjen.”

“Është kënaqësi e veçantë të jem pjesë e këtij lansimi zyrtar të modelit të spirales së trefishtë në Kosovë ku pjesë e këtij organizimi janë tre bashkëpunëtorë shumë të rëndësishëm pra bëhet fjalë për Komunën e Prishtinës, Universitetin e Prishtinës dhe Odën Ekonomike të Kosovës, kjo formë bashkëpunimi është inovacion në vetvete. Kosova me këto projekte gradualisht po bëhet pjesë e një procesi të pandalshëm të inovacioneve dhe përndryshe nuk mund të jemi pjesë e trendeve globale të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror.”

Për rëndësinë e “spirales së trefishtë” na tregoi edhe Prof.Dr.Ass Luljeta Plakolli, “Universiteti i Prishtinës patjetër që duhej të ishte prijëse e këtyre zhvillimeve dhe trendeve bashkëkohore duke ndërmarrë iniciativa për aplikimin e “spirales së trefishtë” në praktikë i njohur edhe si trekëndësh i dijes. Instuti UPCO Cluster është themeluar nga Universiteti i Prishtinës, Komuna e Prishtinës dhe Oda Ekonomike e Kosovës si një bashkëpunim i strukturuar i bazuar në trekëndëshin e dijes dhe synon zbatimin e projekteve zhvillimore të bazuara në dije dhe teknologji të reja, në shërbim të zhvillimit të tri institucioneve bashkëthemeluese, njësive akademike, institucioneve të arsimit të aftësimit profesional, industries dhe qytetit të mençur.

Modeli i përzgjedhur bazohet në trendet dhe shembujt në vendet e Bashkimit Evropian dhe është përshtatur me nevojat e Universitetit të Prishtinës, karakteristikat e mjedisit socio-ekonomik në Kosovë dhe paraqet një hap përpara në rrugëtimin e Kosovës drejt bashkimit evropian.”

“Falënderojmë ekipën e Alled 2 në krye me z. Efka Heder të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer për realizimin e këtij projekti dhe natyrisht edhe partnerët tanë: Odën Ekonomike, Komunën e Prishtinës dhe Universitetin e Prishtinës.

Një pjesë e rëndësishme e këtij projekti ka qenë që të ndihmohet Universiteti i Prishtinës pra të shndërrohet në universitet sipërmarrës”, theksoi Prof. Dr. Bajram Berisha.

“Ky është një proces i cili është filluar së pari me një analizë dhe kërkesë që vjen nga institucionet vendore, në atë kohë nga Universiteti i Prishtinës.
Natyrisht qysh në atë kohë Universiteti i Prishtinës nuk ka pasur teknikën dhe ekspertizën që menjëherë të dijë se ku do të del dhe si do të projektohet, por ka pasur një të menduar vizionar, ku ka kërkuar që të punohet më shumë dhe të ndërtohet një qasje e re në aspektin e ndërtimit të bashkëpunimit  përmes partneriteteve të trekëndëshit të dijes.
Natyrisht që edhe ADA edhe BE janë përgjigjur në mënyrë shumë positive dhe me dëshirën më të madhe për ti adresuar këto nevoja dhe këto kërkesa të Universitetit të Prishtinës që në një mënyrë ose tjetër për nga përvoja edhe për nga tradita dhe nga të gjitha, përfaqëson edhe dijen tjetër akademike në nivel të vendit”, shtoi Dr. Anton Gojani, Koordinator për Sigurim të Cilësisë së Lartë në Alled 2.

“Nga analiza e gjendjes është pare, gjegjësisht janë nxjerrë konstatimet kryesore të cilat mund ti përmbledhim në kontest të kësaj ngjarje që po e promovojmë sot dhe që janë problemi i lidhjes së arsimit dhe trajnimit me tregun e punës si dhe nevoja për një bashkëpunim më të mirë mes arsimit dhe bizneseve. Nga konstatimet kryesore ka qenë se Universiteti i Prishtinës përpos njësive akademike, organizimit në njësi akademike ka edhe struktura tjera si institutet dhe qendrat dhe nëse analizohet me kujdes në aktet e themelimit në rregullativën përkatëse vëhet në theks me atë që po promovojmë sot”, theksoi Prof. Dr. Avdulla Alija, Prorektor për kërkime shkencore në UP.

Ky model është iniciuar dhe përshtatur me nevojat e UP-së, trendet dhe shembujt në vendet e Bashkimit Evropian dhe karakteristikat e mjedisit socio-ekonomik në Kosovë dhe paraqet një hap përpara në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

Bashkimi i forcave të tre bashkëthemeluesve krijon avantazhe të jashtëzakonshme për të tre institucionet një nga një, si dhe një mundësi të pandërprerë në drejtimin e projekteve të përbashkëta zhvillimore, duke mbledhur në një vend trashëgiminë institucionale dhe intelektuale të të treve.

Në qytetin e Prishtinës, UPCO promovon praktikat më të mira evropiane për zhvillim të qëndrueshëm drejt qyteteve të mencura ( Smart City). Kjo i mundëson Prishtinës të jetë lider në adresimin e sfidave të urbanizimit në rritje dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

UPCO do të kontribuojë edhe për bizneset, përmes Odës Ekonomike të Kosovës, duke vazhduar përafrimin e arsimit me tregun e punës dhe duke i mbështetur sipërmarrësit me infrastrukturë, në shërbim të zhvillimit të ekonomisë së vendit.

Ky bashkëpunim i strukturuar i tre partnerëve themelues të Klasterit UPCO është një hap i madh përpara drejt specializimit të zgjuar dhe Industrisë 4.0, duke mbështetur agjendën integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Projekti ALLED2 është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim si dhe implementuar nga Bashkimi Austriak per Zhvillim.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori