LAJMI I FUNDIT:

Dezinfektim kundër mushkonjave në Dibër

Dezinfektim kundër mushkonjave në Dibër

Qendra për shëndet publik nga Ohri për sot nga ora 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit ka paralajmëruar se do të kryejë dezinfektim kundër mushkonjave në komunën e Dibrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Dezinfektimi kundër mushkonjave do të kryhet me aparat për ULV spërkatje të ftohtë. Me dezinfektimin do të përfshihen sipërfaqet e gjelbra në komunë, bregdeti i Liqenit të Dibrës, deponitë dhe rripi kufitar, lagjja urbane Dibër, si dhe lokalitetet tjera të parapara me planin dhe programin’, informon Qendra për shëndet publik Ohër.


Prej atje bëjnë thirrje që bletarët dhe kooperativat e bletëve të ndërmarrin masa adekuate për mbrojtje të bletëve, njofton AIM.

Në rast të kushteve jo të mira të motit, dezinfektimi do të shtyhet për ditën tjetër të volitshme. /Telegrafi/