Deri tani telegrami kishte mbi të gjitha vlerë nostalgjike: disa kompani e përdornin atë ende për të uruar personelin e tyre për ditëlindjet.
Në ditën e fundit të telegramit, mijëra njerëz dërguan një mesazh të fundit.
Përpara se Deutsche Post të mbyllte shërbimin e telegramit, mijëra njerëz shfrytëzuan mundësinë për të dërguar një mesazh të fundit telegrafik, në fund të vitit. Më 31 dhjetor – dita e fundit para ndërprerjes së shërbimit – në Republikën Federale të Gjermanisë u dërguan 3,228 telegrame, raportoi Deutsche Post.
Për krahasim, në vitet e mëparshme dërgoheshin nga 200 deri në 300 telegrame çdo muaj.
“Arrij të shtunën, ora 20, gjyshja”
I shpikur në shekullin e 19-të, telegrami ishte deri në shekullin e 20-të një nga mënyrat më të shpejta për të transmetuar informacione të rëndësishme. Teksti i diktuar personalisht ose me telefon në zyrën postare ose telegrafike zakonisht transmetohej me teleprinter në një zyrë postare ose telegrafike pranë adresuesit dhe më pas dërgohej me korrier.
Duke qenë se çmimi i një telegrami, zakonisht mjaft i lartë, pasqyronte numrin e fjalëve, u zhvillua një stil i veçantë gjuhe, me forma të shkurtra dhe me fjali jo të plota.
Një formulim tipik ishte për shembull “Arrij të shtunën, ora 20, gjyshja”.
Me përhapjen e telefonit dhe për më tepër me ardhjen e internetit dhe të celularëve inteligjentë, telegrami e humbi rëndësinë e tij.
Asnjë telegram jashtë vendit që nga viti 2018
Kohët e fundit, telegrami thuajse nuk përdorej nga klientët privatë, thekson Posta Gjermane. Kompanitë ndonjëherë e përdornin atë për paralajmërime ose si shenjë vlerësimi për bashkëpunëtorët me shërbim të gjatë në përvjetorët e kompanisë, por edhe kjo ishte bërë gjithnjë e më e rrallë.
Në vitin 2018, Posta Gjermane e pati ndërprerë dërgimin e telegrameve jashtë vendit. Në fund të vitit të kaluar e ndërpreu plotësisht këtë shërbim, duke ndjekur kështu shembullin e shumë operatorëve të tjerë postarë në mbarë botën.
Një mini-telegram me deri në 160 karaktere kohët e fundit kushtonte të paktën 12.57 euro, një telegram i gjatë me deri në 480 germa me 17.89 euro – në variantin e tij të thjeshtë. Me një fletë dekorative çmimi shkonte te 21.98 euro. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City