LAJMI I FUNDIT:

Detyruan fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë, arrestohen burrë e grua në Istogu

Detyruan fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë, arrestohen burrë e grua në Istogu

Policia nё Istog kanё identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin me inisicale E.G. i lindur më 1992, si dhe bashkëshortën e tij, pasi kanё detyruar fëmijët e tyre tё kёrkojnё lёmoshё.

Policia sot është njoftuar se nё rrugën “2 Korriku” nё Istog, nga njё automjet (kombi), kanё dalur disa fёmijё pёr tё kёrkuar lёmoshё.


“Menjёherё rastit iu kanё pёrgjigjur njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, tё cilёt e kanё identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin E.G. i lindur me 1992. I njëjti ёshtё intervistuar, mё pas ёshtё arrestuar edhe bashkëshortja e tij, e cila ёshtё e pёrfshirё nё kёtё vepёr penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Tё dyshuarit i kanё detyruar fëmijët e tyre tё kёrkojnё lёmoshё. Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё i dyshuari tё dёrgohet nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa e dyshuara ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/