LAJMI I FUNDIT:

Detyrojnë studentët të vendosin kuti kartoni në kokë për të mos kopjuar, menaxhmenti i fakultetit në Indi kërkon falje pas publikimit të imazheve

Detyrojnë studentët të vendosin kuti kartoni në kokë për të mos kopjuar, menaxhmenti i fakultetit në Indi kërkon falje pas publikimit të imazheve

Në një fakultet në Indi është bërë temë diskutimi dhe kritikash, pasi studentët janë urdhëruar të vënë në kokë kuti kartoni me qëllim që të mos mund të kopjojnë nga njëri-tjetrit gjatë provimit.

Ngjarja ka ndodhur në fakultetin Baghat Pre, kurse menaxhmenti i fakultet ka kërkuar falje kur e kuptoi që ky veprim u shpërnda në masë të madhe nëpër rrjetet sociale dhe u bë viral, transmeton Telegrafi.


Pjesa e sipërme e kutive ishte e prerë me qëllim që studentët të mund të shohin vetëm përpara e assesi anash. Në anën tjetër dekani i fakulteti MB Satish, gjithashtu ka kërkuar falje për këto metoda “të pazakonta”, duke shpjeguar se për këtë ka dëgjuar nga fakultetet tjera, kështu kishte vendosur që edhe ai të eksperimentojë. Megjithatë, ai thotë se një veprim të tillë nuk e kanë ndërmarrë pa pëlqimin e studentëve.

“Asgjë nuk është vendosur krye në veti. Në fotografi mund të shihni se disa studentë nuk i kanë pasur kutitë e kartonit në kokë. Gjithashtu disa prej tyre që në fillim i kishin bartur i kanë larguar pas 15 minutave. Edhe ne u kemi kërkuar t’i heqin nga koka, por këtë e kemi bërë pas një ore”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Fakte interesante për Australinë (Foto)

Fakte interesante për Australinë (Foto)

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori