LAJMI I FUNDIT:

Detyra e matematikës për nxënësit e shkollës fillore hutoi edhe mësuesin e matematikës: A e dini zgjidhjen?

Detyra e matematikës për nxënësit e shkollës fillore hutoi edhe mësuesin e matematikës: A e dini zgjidhjen?

Detyra është një gjysmërreth në një kornizë dhe nxënësit duhej të kuptonin nëse konstatimi që forma në fotografi ka dy kënde të drejta është i saktë apo i pasaktë

Babai i një vajze, një profesor i matematikës, ndau në Twitter detyrën që mori nga matematika për detyrën – në klasën e parë të shkollës fillore.


Shumë, si ai, u përpoqën të gjenin një zgjidhje, shkruan “Mirror”, përcjell Telegrafi.

“Nuk jam i sigurt se si duhet t’i shpjegoj asaj procesin e kësaj detyre”, shkroi dr. Kit Yates i Universitetit të Bath.

Detyra është një gjysmërreth në një kornizë dhe nxënësit duhej të kuptonin nëse konstatimi që forma në fotografi ka dy kënde të drejta është i saktë apo i pasaktë.

Ndërsa disa shkruanin një zgjidhje në komentet e postimit, të tjerët thanë se detyra ishte pa dyshim shumë e vështirë për nxënësit e fillores.

Yates, pas disa përpjekjesh dhe reflektimesh, zbuloi se përgjigjja ishte “e saktë”.

“Nëse e zmadhoni, atëherë sigurisht që mund të shihni që tangjentet në gjysmërreth e mbushin diametrin e saj në kënde të drejta”.

/Telegrafi/