LAJMI I FUNDIT:

Detajet që mund t’i kopjoni nga vila luksoze e Tommy Hilfiger-it

Detajet që mund t’i kopjoni nga vila luksoze e Tommy Hilfiger-it
profimedia

Dizajneri i famshëm Tommy Hilfiger dhe gruaja e tij Di Oklepo shitën vilën e tyre në Aspen për 50 milionë dollarë vetëm tre muaj pasi e blenë

Është e qartë se pakkush mund ta përballojë diçka të tillë, por kush na pengon të marrim disa ide dizajni nga Tommy dhe të freskojmë e pasurojmë aq pak këndin tonë.


Madje, dekorimi i një shtëpie nuk ka të bëjë gjithmonë me paratë, por një pjesë e mirë e pamjes së ardhshme varet edhe nga ideja, transmeton Telegrafi.

Shtëpia dominohet nga një kombinim i drurit dhe mobilieve në ngjyra natyrale. Kombinimet bazë janë bezha dhe kafe, të cilat japin një ndjenjë ekstra ngrohtësie.

Në të njëjtën kohë, tullat i japin bukuri çdo gjëje, por edhe oxhakut në dhomën e ndenjes.

Profimedia

Një detaj interesant në dhomën e ngrënies janë karriget me ngjyrë kajsie që sjellin mjaft qetësi në hapësirë.

Ngjashëm është edhe në këndin me divanet, ku atë rol e luajnë jastëkët dekorativë me ngjyra.

Nga ana tjetër, banja është një kombinim i nuancave moderne të grisë dhe tonaliteteve tokësore.

Kjo pronë prej 7.150 metrash katrorë ka shtatë dhoma gjumi, tetë banja dhe dhoma të shumta me dritare nga dyshemeja deri në tavan që ofrojnë pamje të përsosur të perëndimit të diellit në Aspen. Ekziston edhe një ashensor që mund të arrihet nga një kat në tjetrin.

Vila ka gjithashtu një spa të pajisur me vaskë të nxehtë dhe dush me avull, si dhe një oborr dhe tarracë të bukur të shtruar.

Çifti në fillim nuk kishte ndërmend të shiste pronën në pistë, në pistën e skive në malin Aspen. Por sapo e blenë në dhjetor për 30.9 milionë dollarë, erdhi një ofertë prej 50 milionë dollarësh. Kaq mjaftoi për të shitur vilën, madje pa e shijuar shpesh.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Liria individuale

Liria individuale

Këshilla Lifestyle
Emrat më të popullarizuar për qen dhe mace në vitin 2017: Detyra më e këndshme për pronarët!

Emrat më të popullarizuar për qen dhe mace në vitin 2017: Detyra më e këndshme për pronarët!

Kërshëri
Kalo në kategori