LAJMI I FUNDIT:

Detajet e prokurorisë për rrjetin e grabitësve të Prishtinës

Detajet e prokurorisë për rrjetin e grabitësve të Prishtinës

Gjykata Themelore në Prishtinë, njofton se ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për grabitje në një nga pikat e “Meridianit”,  në Prishtinë.

Me vendim të gjykatës, Agron Braha dhe Labeat Drenovci, do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj në paraburgim, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë Redon Berisha dhe Enis Arifi gjenden në arrati.


Sipas prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar mirë se Agron Braha dhe Labeat Drenovci kanë kryer veprën penale të Grabitjes.

Grabitje me armë në Dardani, një i arrestuar
Lexo po ashtu Grabitje me armë në Dardani, një i arrestuar

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se katër të dyshuarit rreth orës 17:28 minuta në Prishtinë në Lokalin “Meridian”, të pajisur me maska në kokë dhe dorëza kanë hyrë brenda, i dyshuari Redon ka qenë me armë në dorë, ndërsa dy të tjerët me thika në duar dhe duke kanosur me armë viktimat”.

Ndërkaq, “i pandehuri Agron ka marrë arkën nga lokali dhe me të në duar është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse të dyshuarit e tjerë kanë ikur me këmbë në drejtime të ndryshme”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, përcjell Telegrafi.

Gjykata paraburgimin e arsyetoi me rrezikun se të njëjtit nëse gjenden në liri mund të arratisen dhe mund të kryejnë vepra të tjera penale.