LAJMI I FUNDIT:

Detajet e pjesës së përparme të Fiat 500X, pak para prezantimit zyrtar (Foto)

Detajet e pjesës së përparme të Fiat 500X, pak para prezantimit zyrtar (Foto)

Ndryshimet që i janë bërë në pjesën e përparme të 500X, më së shumti kanë të bëjnë me dritat

Duke qenë në treg që prej vitit 2014, modeli 500X i duhej një freskim i domosdoshëm, andaj për këtë arsye, modeli që vjen më 2019, do të ketë ndryshime të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, e kemi parë shpesh teksa testohej nën shtresën për kamuflazh, ndërsa së fundmi, Autoblog.it e ka postuar një imazh, që ia tregon pjesën e përparme.

Rezolucioni i fotografisë është i dobët, por megjithatë ia tregon dritat LED në formë të syrit, dritat e rrumbullakëta për mjegull, si dhe të tjerat që janë për përdorim ditor.

Bien në sy dritat sinjalizuese, që janë krejtësisht ndryshe. Të gjitha këto, janë të vëna në të dy anët e pjesës së përparme, në mes të së cilës është edhe grilli gjigant, me shumë mundësi të futjes së ajrit.

Sipas të gjitha gjasave, 500X do të vijë në dy versione, atë 1.0-litra me tre cilindra që prodhon 118 kuajfuqi, si dhe 1.3-litra katër cilindra që prodhon 148-kuajfuqi.

Deri më tani, është thënë se do të prezantohet këtë verë, por nuk do të ndodhë në Paris Motor Show, meqenëse Fiat është larguar prej këtij organizimi. /Telegrafi/