LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja për tragjedinë në Gjilan: Policja që dyshohet se vrau prindërit dhe vëllezërit dhe u vetëvra, nuk ka qenë e suspenduar

Detaje të reja për tragjedinë në Gjilan: Policja që dyshohet se vrau prindërit dhe vëllezërit dhe u vetëvra, nuk ka qenë e suspenduar

Prokuroria dhe Policia në Gjilan kanë konfirmuar se zyrtarja policore në këtë qytet, dyshohet se ka vrarë me armë zyrtare prindërit, më pas dy vëllezërit, e në fund ka kryer vetëvrasje.

Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani në një konferencë për media, tha se V.B. nuk ka qenë e suspenduar dhe se ka punuar në stacionin policor në Gjilan.

“Ka qenë policie e stacionit policor të Gjilanit, police e Kosovës. Nuk ka qenë e suspenduar, për informata shtesë sigurt keni me u informuar”, tha ai.


Vrasje e shumëfishtë në Gjilan, dyshohet se zyrtarja policore vrau 4 anëtarë të familjes dhe në fund veten
Lexo po ashtu Vrasje e shumëfishtë në Gjilan, dyshohet se zyrtarja policore vrau 4 anëtarë të familjes dhe në fund veten

Prokurori i rastit, Arben Kadriu tha se nuk kanë asnjë informacion për motivet e vrasjes.

Kjo është policja që dyshohet se vrau anëtarët e familjes dhe veten në Gjilan
Lexo po ashtu Kjo është policja që dyshohet se vrau anëtarët e familjes dhe veten në Gjilan

“Dyshohet se një zyrtare policore në shtëpinë e saj ka vrarë nënën, babën dhe dy vëllezërit dhe pastaj veten. Ishte zyrtare policore aktive dhe dyshohet se ka pë rdorur armën zyrtare. Për të gjitha detajet tjera iu informojmë ndërkohë, sepse jemi duke e hetuar”, tha prokurori Kadriu.

Haziri mes lotësh: Sot është shuar një familje e cila ka qenë shumë e ndershme
Lexo po ashtu Haziri mes lotësh: Sot është shuar një familje e cila ka qenë shumë e ndershme
Nxirren pesë trupat e pajetë nga shtëpia ku ndodhi tragjedia në Gjilan
Lexo po ashtu Nxirren pesë trupat e pajetë nga shtëpia ku ndodhi tragjedia në Gjilan

Ndërsa, nënkolonel Remzi Azemi tha se në vendngjarje kanë dal gjitha njësitet kompetente për të kryer ekzaminimet e duhura.

“Ne me të marrë informacionin për të shtëna me armë kanë dal njësitet patrulluese, pastaj njësia hetues rajonale, njësia e krimeve rajonale. Pastaj edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njësit e krimeve të rënda dhe forenzikës. Po ashtu pasi kem të bëj me një zyrtare policore siç e përmendi prokurori, në vend ngjarjes janë ftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Ju lutem na kuptoni se jemi në fazën fillestare të hetimeve, ende janë duke u kryer hetimet dhe vëzhgimi i vendit të ngjarjes. Prandaj e kemi të pamundur të japim informacione më të mëdha”, tha ai, raporton KosovaPress.

Prokurori Kadriu: Dyshohet se vrasja e shumëfishtë në Gjilan u krye me armë të policisë
Lexo po ashtu Prokurori Kadriu: Dyshohet se vrasja e shumëfishtë në Gjilan u krye me armë të policisë

Mesditën e sotme qyteti i Gjilanit është tronditur nga një vrasje e pesëfishtë, ky dyshohet se një zyrtare policore ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe më pas vetën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori