LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja rreth vdekjes së George Floyd, publikohet biseda telefonike gjatë arrestimit: Nuk e di nëse është dashur të përdorin forcën

Detaje të reja rreth vdekjes së George Floyd, publikohet biseda telefonike gjatë arrestimit: Nuk e di nëse është dashur të përdorin forcën

Janë zbuluar detaje të reja të vrasjes së George Floyd. Zyrtarë të qytetit të Minneapolis kanë publikuar një incizim të shkurtër të një telefonate të dispeçerit, identiteti i të cilit nuk dihet, që flet me eprorët e tij, identiteti i të cilëve gjithashtu nuk dihet, ku thotë se nuk është i sigurtë nëse policia duhet të përdor forcën gjatë tentim arrestimit të George Floyd, shkruan CNN.

Kujtojmë që numrin 911 e kishin telefonuar punonjësit e marketit ku Floyd kishte paguar me 20 dollarë, që kishin rezultuar të jenë false, transmeton Telegrafi.


“Nuk e di, mund të më quash spiun nëse dëshiron, por kemi kamera që kanë filmuar intervenimin. Nuk e di nëse është dashur të përdorin forcën, por diçka kanë nxjerrë nga vetura e policisë dhe të gjithë kanë qëndruar mbi të (mbi George Floyd). Nuk e di nëse është dashur ta bëjnë këtë, por mu ende nuk më janë përgjigjur asgjë”, dëgjohet zëri i femrës nga shërbimit urgjent 911 (dispeçere).

Eprori i saj më pas përgjigjet duke thënë: “Po, asgjë ende nuk kanë thënë… vetëm e kanë rrëzuar, gjë që nuk llogaritet, por do ta kontrolloj”.

Sërish dëgjohet zëri i femrës: “Nuk ka problem, kur e kemi parë duke më ndryshe, por…”.

Policia e Minneapolis nuk e ka komentuar këtë bisedë të regjistruar, ndërsa kujtojmë që më 25 maj Floyd ndërroi jetë derisa po tentonin ta arrestonin katër policë që përdorën forcë të tepruar. Madje njëri prej tyre i mbajti gjurin në qafë të ndjerit për afro 9 minuta.

Për vrasjen e tij është dënuar Derek Chauvin që ia mbajtur gjurin në qafë, edhe pse Floyd ishte i lidhur me pranga dhe po qëndronte i shtrirë në asfalt. E tre policët tjerë e asistonin Chauvinin, dhe për këtë edhe ata akuzohen se ka ndihmuar në vrasje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Evropa
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës

Azia
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori