LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja për vdekjen tragjike të Brian Jonesit

Detaje të reja për vdekjen tragjike të Brian Jonesit

Prova të reja kanë dalë në për mbi vrasjen e supozuar të kitaristit të grupit The Rolling Stones, Brian Jones, shkruan NME.

Jones kishte vdekur 50 vjet më parë dhe ishte gjetur pa shenja jete në pishinën e shtëpisë së tij në Sussex.


Menaxheri i Jonesit, Tom Keylock, ka pohuar se kitaristi e kishte “humbur mendjen” natën e vdekjes së tij, më 3 korrik të vitit 1969.

Keylock ishte intervistuar nga gazetari hetues, Terry Rawlings, libri i të cilit “Kush e vrau Christopher Robinin?”, ka shërbyer si bazë për dokumentarin e Netflix-it.

Rawlings e kishte intervistuar Keylockun më 2009, por kjo intervistë kishte mbetur e paparë deri tani.

“Çfarë njerëzit nuk e dinë ishte që qenë gatuar ëmbëlsira të forta kanabisi. Prandaj të gjithë ishin të droguar dhe nuk e dinin se çfarë dite ishte”, ka thënë Keylock. “Mendoj që policia donte ta ngrinte një akuzë për vrasje, por u ishte thënë që ta harronin këtë gjë. I vetmi që ka mundur të akuzohej ishte Frank Thorogood, sepse ishte i vetmi në pishinë. Por, policia thanë, ‘thjesht, harrojeni’. Urdhrat erdhën nga lart për të mos e ndjekur këtë gjë”.

Supozohej që Thorogood e kishte vrarë Jonesin shkaku i disa mospajtimeve për para. Jonesi e kishte paguar Thorgoodin me 18 mijë funte për punën e tij në Cotchford Farm, por pohohet se ky i fundit i kishte dashur edhe gjashtë mijë të tjera nga kitaristi.

Rasti Jones ishte rihapur nga policia e Sussexit më 2009, pas provave të mëtejme nga gazetari hetues, Scott Jones, por raporti i vitit 2009 kishte sjellë si përfundim që rasti i tij nuk do të rihapej.

“Nuk ka prova të reja që sugjerojnë që verdikti origjinal i mjekut ligjior “vdekje aksidentale “ është i pasaktë”, ka thënë policia e Sussexit. /Klan Kosova/