LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja nga tragjedia në Kavajë, viktimat dëroghen në morg

Detaje të reja nga tragjedia në Kavajë, viktimat dëroghen në morg
Foto: Ilustrim

Detaje të reja janë mësuar për tragjedinë e ndodhur mesditën e kësaj të diele në në plazhin Vilë-Boshtovë, ku u mbytën babai me dy djemtë e mitur.

Në një lidhje telefonike, gazetari i ABC News, Leonidha Musai ka zbuluar se familja nga Tirana kishte zgjedhur që këtë fundjavë ta kalonte në këtë bregdet, por gëzimi është kthyer në tragjedi. Sipas tij, trupat aktualisht ndodhen në morgun e Kavajës dhe pritet të transportohen në morgun e Durrësit për ekspertizë të mëtejshme mjeko-ligjore.


Musai ka theksuar se në këtë zonë mungojnë rojet bregdetare dhe nga një vrojtim i bërë nga ABC News në vijën detare të Durrësit është vërë re një mungesë personeli dhe vëzhguesish.

Tragjedi në Kavajë, mbytet në det babai me dy djemtë e mitur
Lexo po ashtu Tragjedi në Kavajë, mbytet në det babai me dy djemtë e mitur

“Në fakt është një ngjarje e rëndë e regjistruar rreth orës 12:00 të mesditës së sotme. Tre persona të së njëjtës familje kishin zgjedhur që ditën e sotme ta kalonin gjithë gëzim në këtë bregdet, por u kthye në tragjedi. Ata aktualisht ndodhen në morgun e Kavajës, por që do të transportohen drejt morgut të Durrësit për ekspertizë të mëtejshme mjeko-ligjore. Në momentin e ngjarjes janë ndodhur shumë persona aty, të cilët janë përpjekur të japin ndihmën e parë mjekësore, por ka qene e pamundur

Në djeninë time në zonën që ka ndodhur kjo ngjarje mungojnë vëzhguesit e plazhit, për këtë arsye përballemi sot me tre viktima. Vetëm një ditë më parë, nga një vrojtim i bërë nga ABC në vijën detare të Durrësit kemi vërë re një mungesë personeli, vëzhguesish dhe rojesh bregdetare, që do të thotë jemi në mëshirë të fatit, pavarësisht se bregdeti i Durrësit ka një reliev deri diku të sheshtë për metra e metra të tëra, ku është shumë e vështirë që të mbytesh, por gjithsesi prezenca e tyre do të jetë deçizive siç ishte në rastin e sotëm”, tha gazetari./abcnews/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori