LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në Kavajë, mbytet në det babai me dy djemtë e mitur

Tragjedi në Kavajë, mbytet në det babai me dy djemtë e mitur

Një tragjedi ka ndodhur sot në bregdetin e Kavajës. Tre persona janë mbytur teksa notonin në plazhin Vilë Boshtovë.

Babai i identifikuar si Elvis Halilaj 50 vjeç, me dy djemtë e mitur nga Tirana 13 dhe 15 vjeç, ishin duke notuar në det teksa ende nuk dihen rrethanat sesi janë mbytur, shkruan Top Channel.


Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpëtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë nga policia:

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.